Në Gjykatën Themelore në Ferizaj edhe sot po vazhdon gjyqi për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika.
Në seancën e sotme pritet të dëshmojnë dy dëshmitarë.
Në seancën e së martës janë publikuar pamjet e natës kritike. Ato u shpalosën nga një prej hetuesve policor, që dëshmoi sot. Aty u panë lëvizjet e të akuzuarve, dhe ato të të ndjerit./teve1.info/







