Kërkojë ekzekutimin e menjëhershëm të urdhrit gjyqësor. Dhe hapjen e hetimeve ndaj të gjithëve zyrtarëve të përfshirë duke filluar nga QPS-ja.
Kjo ishte kërkesa e fundit e Arlinda Zekajt sa ishte gjallë.
E hetimet u desh të nisin tek pas ajo dyshohet se u vra nga kunati i saj.
Por ky nuk është rasti i parë që Qendra për Punë Sociale dështuan të mbrojnë viktimat.
Në mars të vitit 2026, një pesë vjeçar nga Janjeva ishte keqtrajtuar nga prindërit, e për këtë madje u raportua se ishte në dijen edhe QPS në Lipjan, e cila dështoi të parandalonte situatën.
Kurse në prill të vitit 2024, Erona Cokli, 21 vjeçare u vra brenda Qendrës për Punë Sociale nga ish-bashkëshorti i saj.
Për trajtimin e rasteve të dhunës në familje nga QPS nëpër komuna ka kritika edhe aktivistja, Neri Ferizi.
“Përveç që kanë mungesë të stafit, por edhe stafi që janë në punë nuk e kryejnë punën si duhet fatkeqësisht. Kemi pas rast që kanë munguar raportet që QPS janë të obliguar me ligj të dërgoj ato raporte në Gjykata”, tha Neri Ferizi.
Madje sipas saj qasje që iu bëhen viktimave nga QPS nuk është adekuate.
“Qasja edhe ndaj viktimave është jashtëzakonisht e keqe, përveç që ato kanë përjetuar dhunë, vazhdojnë më përjetuar prapë dhunë psikike në ato Qendra duke i takuar këta persona të cilët janë fajtor apo dhunues në raste të caktuara. Duhet të rritet stafi por çka mendoj që është e qenësishme është që këta persona të cilët janë të trajnohen ose të bëhet një farë testi se çka kam mundur me pa është se janë më mendësinë e njëjtë”, theksoi Ferizi.
Andaj edhe juristi, Anton Nrecaj, kërkon që në Qendrat për Punë Sociale të punësohen persona të cilët janë të përgatitur profesionalisht për të trajtuar raste të tilla.
“Është si pasojë e dështimit të mosfunksionimit të hallkës zingjirore. Ne gjithmonë kemi ven në pah që organi i kujdestarisë, respektivisht Qendrat për Punë Sociale duhet të kenë kompetenca dhe duhet të kenë persona profesionist për të trajtuar”, vlerësoi Nrecaj.
Pas rastit të pesë vjetarit, Ministria për Punë u kishte dërguar komunave letër me shkrim me sugjerime për ndërmarrjen e veprimeve në ngritjen e cilësisë së shërbimeve.






