TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

CNN shkruan për Adri Mehmetin, talentin shqiptar në SHBA

by teve1.info
5 orë ago
0
A A
CNN shkruan për Adri Mehmetin, talentin shqiptar në SHBA

Media e fuqishme amerikane, CNN, i ka kushtuar një artikull të veçantë, futbollistit me prejardhje shqiptare, te kombëtarja amerikane, Adri Mehmeti.

17-vjeçari që luan si mesfushor te skuadra New York Red Bull, në kampionatin amerikan, MLS, aty ku ndeshet ndër të tjerë edhe me një si Messi, debutoi në fund të shtatorit për kombëtaren e SHBA-së, në miqësoren kundër Perusë.

Edicioni i sportit në CNN, e vlerëson lart mesfushorin mbrojtës, i cili pati mundësinë të zgjidhte Shqipërinë, për shkak të prejardhjes së prindërve.

“17-vjeçari shfaq qetësi e vetëbesim që shpesh shihet vetëm te sportistët veteranë që kanë përjetuar shumëçka|, nis shkrimin media e madhe amerikane.
Mehmeti është larg nga lojtari me eksperiencë, shkruan mediumi i fuqishëm CNN.
Në fakt, ai është vetëm në fillim të rrugëtimit të futbollit. Por, adoleshenti që ka arritur pjekurinë para kohe, ka shfaqur qetësinë në fushë. Ai është njëri prej lojtarëve më premtues që ka dalë nga Amerika e Veriut.
Pavarësisht moshës së re, mesfushori është titullar i padiskutueshëm te Neë York Red Bullsi. Muajin e kaluar debutoi edhe në Kombëtaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nuk prisja të ndodhte kaq shpejtë”, ka deklaruar Mehmeti për CNN Sport, kur është pyetur për rritjen e madhe të tij. “Në fillim thosha ‘uau, kjo është çmenduri’, sepse isha në ekipin e dytë brenda një viti dhe në ekipin e parë vitin tjetër. U jam falënderues gjithë trajnerëve dhe stafit që kanë besuar në mua. Tani me këtë po mësohem çdo ditë”.

Mehmeti luan në pozitën e mesfushorit defensiv, pozitë në të cilën kërkohet shumë angazhim.
Kërkimi i topit nga ai në hapësira të ngushta, tregon besimin që e ka në teknikën e tij dhe disiplina për ta ndryshuar ritmin e lojës është shenjë e klasit.
Ai është i bekuar nga talenti dhe fiziku natyral. Arritja deri këtu është bërë me rrugën e sakrificës dhe edukimit.

“Për mua, babai im ka pasur ndikim brenda dhe jashtë fushës. Në fushë më ka ndihmuar shumë. Kam nisur ta godas topin si dyvjeçar. Çdo ditë me të në oborr dhe kjo më ka lidhur me lojën dhe ma ka dhënë dashurinë e parë. Kam vazhduar çdo ditë dhe kjo ka qenë ajo që kam dashur dhe është diçka për të cilën kam ëndërruar”.

Mehmeti të dy prindërit i ka nga Shqipëria. Edhe babai i tij ka luajtur si i ri, ndërsa e ka përfaqësuar vendin e tij në nivelin e të rinjve.
Mehmeti debutoi në shkurt në ekipin e parë, si 16-vjeçar. Në prill e shënoi golin e parë. Vlerësohet se mund të luajë në Botërorin e vitit 2030.
Edhe Mehmeti ka luajtur për të rinjtë e Shqipërisë, ndërsa më pas iu bashkua SHBA-së.
Mehmeti do ta ndajë fushën në këtë vikend me njërin prej më të mirëve në histori të futbollit, Lionel Messin, kur New York Red Bullsi ballafaqohet me Inter Miamin.

Pikërisht ndaj Inter Miamit të Messit, Mehmeti e shënoi golin e parë më 12 prill të këtij viti, në barazimin 2:2.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kompany përfundon në spital pas stërvitjes së Bayernit

​Kompany përfundon në spital pas stërvitjes së Bayernit

Edhe një futbollist e largohet nga Kosova, bashkohet me Shqipërinë

Edhe një futbollist e largohet nga Kosova, bashkohet me Shqipërinë

Portieri italian i Serie A pajiset me pasaportë shqiptare, mund të luajë për kombëtaren kuqezi

Portieri italian i Serie A pajiset me pasaportë shqiptare, mund të luajë për kombëtaren kuqezi

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku: Për t’u hequr çdo mëdyshje në Ligjin për Specialen, i dhamë edhe katër javë kohë

Haxhiu pas betimit të 515 rekrutëve të FSK-së: Do ta mbështesim me buxhetin dhe legjislacionin e nevojshëm

Haxhiu pas betimit të 515 rekrutëve të FSK-së: Do ta mbështesim me buxhetin dhe legjislacionin e nevojshëm

​Ushtarja e re e FSK-së Argjendë Elshani: Forca e një ushtari nuk matet nga gjinia

​Ushtarja e re e FSK-së Argjendë Elshani: Forca e një ushtari nuk matet nga gjinia

Aleanca mban nesër konferencë për media

Aleanca mban nesër konferencë për media

​Kompany përfundon në spital pas stërvitjes së Bayernit

​Kompany përfundon në spital pas stërvitjes së Bayernit

Arifi kritikon PDK-në pasi presidentja e ktheu ligjin për Specialen në Kuvend: Veprim i papërgjegjshëm

Arifi kritikon PDK-në pasi presidentja e ktheu ligjin për Specialen në Kuvend: Veprim i papërgjegjshëm

​Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë

​Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë

Ditari: 23.10.2026

Ditari: 23.10.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën