Portieri i Cagliarit në Serie A, Elia Caprile, ka marrë zyrtarisht nënshtetësinë shqiptare me dekret të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, të datës 19 tetor 2026.
25-vjeçari është përfolur së fundmi si një përforcim i mundshëm për Kombëtaren shqiptare, ndërsa pajisja me pasaportë shqiptare përbën një hap të rëndësishëm drejt një aktivizimi të mundshëm me kuqezinjtë.
Lidhja e Capriles me Shqipërinë vjen përmes bashkëshortes së tij, Emili Toshkollari, me origjinë shqiptare.
Aktualisht, portieri italian është zgjedhja e parë e Cagliarit, ku për ironi të fatit, zëvendësuesi i tij është Alen Sherri, pjesë e kombëtares shqiptare.
Mbetet për t’u parë nëse Caprile do të jetë në dispozicion të Shqipërisë për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve, pasi marrja e nënshtetësisë nuk garanton automatikisht të drejtën e përfaqësimit në nivel ndërkombëtar.
Sa u përket statistikave, Caprile ka regjistruar shtatë paraqitje këtë sezon në Serie A, duke pësuar shtatë gola dhe duke mbajtur tri herë portën e paprekur.
Afrimi i mundshëm i tij do të shtonte konkurrencën në portën kuqezi, në një moment kur Shqipëria po përgatitet për dy përballjet vendimtare të nëntorit ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.









