Ndër 515 ushtarët e rinj të FSK-së që sot dhanë betimin, ishte edhe Argjendë Elshani.
Ajo foli për sfidat dhe përgatitjet që kanë kaluar gjatë trajnimit ushtarak.
“Zgjimet pa zbardhur drita, marshimet sfiduese në terren, netët pa gjumë dhe testet e njëpasnjëshme, ato e sfilitin trupin tonë, por mbi të gjitha ngrenë lart vullnetin tonë. Historia jonë ushtarake ka dëshmuar se forca e një ushtari nuk matet nga gjinia, por nga gjakftohtësia, niveli i disiplinës dhe dashuria për vendin tonë”, u shpreh ajo.
515 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë betuar në një ceremoni zyrtare, duke shënuar përfundimin e fazës së tyre të përgatitjes dhe fillimin e një kapitulli të ri në shërbim të vendit. Ceremonia është zhvilluar në prani të krerëve institucionalë dhe përfaqësuesve të FSK-së.








