TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arifi kritikon PDK-në pasi presidentja e ktheu ligjin për Specialen në Kuvend: Veprim i papërgjegjshëm

by Tëvë1
3 javë ago
1
A A
Arifi kritikon PDK-në pasi presidentja e ktheu ligjin për Specialen në Kuvend: Veprim i papërgjegjshëm

Sekretari i Aleancës, Avni Arifi ka kritikuar PDK-në për veprimet lidhur me ligjin për mbrojtjen e UÇK-së, duke i cilësuar ato si të papërgjegjshme dhe jo serioze.

Arifi ka thënë se vendimi i PDK-së është pritur me keqardhje, pasi sipas tij, si Qeveria ashtu edhe PDK-ja kanë pasur kohë të mjaftueshme për të hartuar një ligj që adreson çështjet kushtetuese dhe shqetësimet e ngritura.

Ai ka bërë të ditur se Aleanca kishte ofruar ekspertizën e saj për këtë proces, por sipas tij, PDK-ja nuk është konsultuar me ta.

Megjithatë, Arifi ka theksuar se Aleanca do ta mbështesë çdo version të ligjit që synon të ndihmojë ish-krerët e UÇK-së në procesin gjyqësor në Hagë.

“Është çudi ky veprim i PDK-së, e pritëm me shumë keqardhje, e konsiderojmë si një veprim jo serioz edhe Qeveria edhe PDK kanë pasur kohë të mjaftueshme që me e bë ligjin konform asaj që mendojnë se është kushtetuese dhe që nuk cenon aspekte për të cilat  kanë kërkuar që  të rikthehen, ne si Aleancë kemi ofruar kanë pasur në dispozicion ekspertizën tonë PDK nuk janë konsultuar me ne, mirëpo ne e kemi votuar dhe do ta votojmë çdo lloj ligji i cili në bindjen e tyre dhe bindjen e çdo qytetari e ndihmon procesin në Hagë, procesin e lirimit të tyre”, ka deklaruar Arifi në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ai ka kritikuar edhe mungesën e sqarimeve lidhur me arsyet e kthimit të ligjit, duke theksuar se presidentja ka obligim kushtetues të bëjë të ditura mangësitë që kanë çuar në këtë vendim.

Arifi ka shtuar se Aleanca është e zhgënjyer me mënyrën se si është trajtuar kjo çështje, ndërsa ka shprehur rezerva edhe për premtimet lidhur me një strategji shtetërore për këtë proces.

Në fund, ai ka përsëritur se Aleanca do të përkrahë çdo version të ligjit që hartuesit e konsiderojnë të dobishëm për ish-krerët e UÇK-së.

“Është papërgjegjësi nga PDK, presidentja e ka obligim kushtetues me tregu pse është rikthye ligji, tani po presim se cilat janë ato mangësi, ne jemi të zhgënjyer dhe çdo qytetar është i zhgënjyer, ne po e quajmë këtë proces të papërgjegjshëm. Aleanca do ta përkrah cdo version të ligjit që e përgatisin dhe që e konsiderojnë që mund t’i ndihmojë ish-krerët e UÇK-së… Nuk pres asgjë për drejtimin e ligjit në Apel, nuk besoj në premtimet për një strategji shtetërore”, tha ai./teve1.info/

Tags: AleancaKuvendligji per specialenpdkrikthimTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndërpriten punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë

Ndërpriten punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë

“Tërë Kosova do të mbetet në terr” –  punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë

“Tërë Kosova do të mbetet në terr” – punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë

Shpërthen municioni gjatë trajnimit në FSK, lëndohet lehtë një pjesëtar – dyshohet se shkak ishte cilësia e municionit

Shpërthen municioni gjatë trajnimit në FSK, lëndohet lehtë një pjesëtar – dyshohet se shkak ishte cilësia e municionit

Kurti takohet për herë të parë me kryeministrin e Hungarisë, Péter Magyar

Kurti takohet për herë të parë me kryeministrin e Hungarisë, Péter Magyar

Zelenskyy kritikon rikthimin e kufizimeve në Starlink për ushtrinë ukrainase

Britania: Ndryshimet e Ligjit për Specialen nuk do t’i shërbejnë interesave thelbësore të Kosovës

Britania: Ndryshimet e Ligjit për Specialen nuk do t’i shërbejnë interesave thelbësore të Kosovës

Bordi i Paqes kërkon zbatimin e menjëhershëm të Planit të Paqes pas sulmit izraelit ndaj spitalit në Gaza

Bordi i Paqes kërkon zbatimin e menjëhershëm të Planit të Paqes pas sulmit izraelit ndaj spitalit në Gaza

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën