Thomas Brdariq, trajneri i deritashëm i Malishevës do ta vazhdojë zejen e tij në Arabinë Saudite.
Brdariq, të mërkurën është prezantuar zyrtarisht te Al Bukiryah, klub ky që bën gara nëkategorinë e dytë arabe.
Të martën u raportua për largimin e Brdariqit nga Malisheva, ndonëse klubi nga Superliga e Kosovës nuk njoftoi zyrtarisht ndarjen me trajnerin.
Brdariq para fillimit të këtij sezoni mori drejtimin e Malishevës, ekip që në sezonin aktual tregoi rezultate të mira.
Pas shtatë ndeshjeve të luajtura, Malisheva zë vendin e dytë në tabelë me 16 pikë, dy më pak se Prishtina që është lidere.
Sezonin e shkuar, Brdariq punoi te Drenica kurse Malisheva ndeshjen e parë pa trajnerin e saj, do ta luajë këtë javë kundër skuadrës së Dritës.











