TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gruda: Ligji për Specialen në përputhje me standardet evropiane, urime për Shiroka-Pulën

by Tëvë1
3 javë ago
2
A A
Gruda: Ligji për Specialen në përputhje me standardet evropiane, urime për Shiroka-Pulën

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka deklaruar se miratimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, është triumf i një përpjekjeje për drejtësi nga institucionet dhe rezistenca qytetare.

Gruda, në konferencë për media, ka falënderuar të gjithë deputetët që votuan ligjin dhe qytetarët që protestuan për gati tri javë me kërkesën për miratimin e tij.

“Jam sot në këtë konferencë për media, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, për të shprehur mirënjohjen më të thellë për qytetarët e Kosovës, për t’i falënderuar që me ditë të tëra kanë protestuar dhe kanë kërkuar miratimin e ligjit që mbron luftën e drejtë të UÇK-së. Dhe për të falënderuar kolegët deputetë për votimin e ligjit të sponsorizuar nga Partia Demokratike e Kosovës. Tani detyra jonë është që, si qytetarë, si institucione, të qëndrojmë prapa çdo rreshti, çdo shkronje të këtij ligji, për ta jetësuar dhe, me këtë, për ta mbrojtur luftën e drejtë të UÇK-së”, theksoi ai.

Gruda tha se ky ligj synon të garantojë gjykim të drejtë, të pavarur, sipas standardeve të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut dhe nuk ndërhyn në pavarësinë e gjyqësorit dhe nuk shkel asnjë detyrim ndërkombëtar që ka marr Kosova. “Gjykata Speciale nuk po mbyllet por po i sqarohet juridiksioni dhe po garantohet procesi i drejtë gjyqësor”, tha ai.

Tutje, Gruda në emër të PDK-së ka uruar për detyrën e marrë, presidenten e re të Republikës së Kosovës, Justina Shiroka – Pula.

“Jemi të bindur që profesoresha e nderuar do ta kryejë këtë detyrë me nder, me përgjegjësi, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e saj. Jam i bindur që institucioni i Presidencës është i nderuar ta ketë për Presidente zonjën Shiroka-Pula. I urojmë punë të mbarë dhe suksese në detyrën e saj, në mbrojtje të Kushtetutës së Kosovës, të drejtave dhe lirive të njeriut, respektimit të ligjeve dhe promovimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në garantimin e unitetit juridiko-kushtetues, siç është definuar qartësisht në Kushtetutën tonë”, ka përfunduar Gruda.

Tags: Dhomat e SpecializuarakonferecepdkPërparim GrudaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis seanca në Apel për vrasjen e Liridona Ademajt, gjykimi mbyllet për publikun

Nis seanca në Apel për vrasjen e Liridona Ademajt, gjykimi mbyllet për publikun

​Besnik Tahiri mbron Haradinajt pas deklaratave të deputetëve të LVV-së për “të fortët e Dukagjinit”

​Besnik Tahiri mbron Haradinajt pas deklaratave të deputetëve të LVV-së për “të fortët e Dukagjinit”

Abrashi kërkon ndëshkimin e përgjegjësve për rastin e Arlinda Zekajt: Kjo është mizori, e jo drejtësi

Abrashi kërkon ndëshkimin e përgjegjësve për rastin e Arlinda Zekajt: Kjo është mizori, e jo drejtësi

“Deri këtu po mbërrin era e duhanit”, Haxhiu kërcënon me Inspektorat deputetët që tymosin në Kuvend

Superliga, përballje interesante në xhiron e 12-të

Superliga, përballje interesante në xhiron e 12-të

Hoxha: Kosova duhet ta prezantojë në botë historinë e luftës çlirimtare përmes diplomacisë kulturore

Hoxha: Kosova duhet ta prezantojë në botë historinë e luftës çlirimtare përmes diplomacisë kulturore

Lëndohet Kaçuri, mungon te Kosova në duelet e nëntorit

Lëndohet Kaçuri, mungon te Kosova në duelet e nëntorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën