Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica do të qëndrojë jashtë fushës, të paktën për një muaj për shkak të lëndimit.
Klubi i Beshiktashit ka konfirmuar dëmtimin e Rashicës, të cilin e pësoi gjatë grumbullimit me “Dardanët”.
Në fakt, Rashica u lëndua në fund të takimit me Austrinë dhe atë vetëm pak minuta pas u fut në lojë, duke u detyruar të largohet nga fusha.
Bëhet e ditur se Rashica ka lënduar muskulin e sipërm të kofshës së djathtë dhe tashmë ka nisur trajtimin te Beshiktashi.
Ai pritet që në fillim të muajit të ardhshëm të jetë gati për ndeshje kurse në sezonin aktual, Rashica ka 7 paraqitje dhe 1 gol të shënuar në të gjitha garat.










