Dy futbollistë të Kombëtares së Shqipërisë, janë përfshirë në formacionin më të mirë të xhiros së katërt të Ligës së Kombeve.
Faqja e specializuar “SofaScore” në 11-shen më të mirë të xhiros së fundit, ka përfshirë mesfushorin Kristjan Asllani dhe mbrojtësin Elseid Hysaj.
Madje, Asllani është vlerësuar me notën 10 për paraqitjen e tij ndaj San Marinos derisa Hysaj me notën 7.9.
Të dy ishin më të dalluarit te Shqipëria, që të martën mbrëma në Tiranë mposhti San Marinon me rezultatin e ngushtë 2:1.
Në mesin e futbollistëve të njohur të përfshirë në formacionin më të mirë të xhiros së katërt janë edhe francez Michael Olise e anglezi Harry Kane.
Sikurse Asllani edhe Olise është vlerësuar me notën 10 derisa Kane me notën 8.9 për paraqitjen e tij të fundit.








