TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

OVL-UÇK kundërshton kritikat e BE-së për ndryshimet në Dhomat e Specializuara

by Tëvë1
4 javë ago
1
A A
Letër nga OVL-UÇK për Albulena Haxhiun: Nevojiten fonde për mbrojtjen e ish-luftëtarëve në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj deklarimeve të partnerëve të Kosovës nga Bashkimi Evropian lidhur me amendamentet e miratuara për Dhomat e Specializuara.

Përmes një reagimi, OVL-UÇK ka kundërshtuar pretendimet se ndryshimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës cenojnë detyrimet ndërkombëtare të vendit, duke i cilësuar këto qëndrime si të papranueshme.

“Pretendimet e partnerëve tanë të BE-së se amendamentet për Dhomat e Specializuara shkelin vetvetiu detyrimet ndërkombëtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe të papranueshme. Asnjë detyrim nuk mund të lërë asnjë institucion jashtë rendit kushtetues, mbikëqyrjes demokratike apo llogaridhënies”, thuhet në reagim.

Sipas OVL-UÇK-së, Dhomat e Specializuara janë krijuar për të trajtuar pretendime të caktuara të përfshira në raportin e Dick Martyt, ndërsa organizata pretendon se mandati dhe praktika e tyre kanë tejkaluar këtë qëllim.

“Dhomat u krijuan për të shqyrtuar pretendime të caktuara që burojnë nga raporti i Dick Martyt. Mandati dhe praktika e tyre kanë devijuar nga ai qëllim, duke e kthyer drejtësinë selektive në aktakuzë të zgjatur kundër luftës së drejtë çlirimtare të UÇK-së dhe luftëtarëve që luftuan në të”, thuhet më tej.

OVL-UÇK ka theksuar se institucionet e Kosovës kanë përgjegjësi për mbrojtjen e rendit kushtetues, sovranitetit dhe barazisë para ligjit.

“Institucionet e Kosovës e kanë për detyrë të mbrojnë sovranitetin shtetëror, barazinë para ligjit dhe dinjitetin e atyre që fituan lirinë tonë. Partnerët tanë duhet të përballen me këtë devijim dhe jo të pengojnë veprimin e ligjshëm parlamentar që e korrigjon atë”, përfundon reagimi i OVL-UÇK-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Nuk pres asgjë nga Strategjia Shtetërore për apelin në Hagë, Ligji nuk besoj që kthehet në miratim

Arifi: Nuk pres asgjë nga Strategjia Shtetërore për apelin në Hagë, Ligji nuk besoj që kthehet në miratim

Arifi: Progres-raporti i KE-së për Kosovën është raport i regresit, Qeveria Kurti e ka shumëfishuar korrupsionin

Arifi: Progres-raporti i KE-së për Kosovën është raport i regresit, Qeveria Kurti e ka shumëfishuar korrupsionin

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen brenda një dite

“InfoNata” 04.11.2026

“InfoNata” 04.11.2026

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple lëshon paralajmërim urgjent për përdoruesit e iPhone

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen brenda një dite

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën