Sulmuesi Vedat Muriqi është ndër më të vlerësuarit në formacionin e javës në elitën e futbollit turk.
Muriqi i prinë sulmit të ekipit më të mirë të xhiros së gjashtë të Superligës turke dhe është vlerësuar me notën 10 nga sajti i specializuar “SofaScore”.
Muriqi shkëlqeu në ndeshjen e fundit të Fenerbahçes, duke shënuar gjysmën e golave për ekipin e tij në triumfin e thellë ndaj Eyupsporit.
Fenerbahçe fitoi 8:0, ndërsa Muriqi realizoi katër gola në këtë përballje dhe në formacionin e javës, me notën 10 javë vlerësuar vetëm edhe Mason Greenëood e Mohamed Salah.
Sulmuesi i Kosovës u rikthye te Fenerbahçe para fillimit të këtij sezoni nga Mallorca dhe ka vazhduar me formën e sezonit të shkuar, ku në La Liga realizoi 23 gola.
Aktualisht, Muriqi ka realizuar 7 gola dhe ka bërë 2 asistime në 10 paraqitje për skuadrën turke në të gjitha garat.
32-vjeçari ka kontratë me Fenerbahçen deri në verën e vitit 2029.










