TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Erërat e forta ia dëmtuan serat -fermeri nga Lipjani kërkon kompensimin

Dëmet nga erërat e forta të së enjtes nuk i kursyen as fermerët. Në fshatin Ribar të Lipjanit, Isuf Kelmendit iu dëmtuan serat dhe kultivimet brenda tyre.

by Jona Kelmendi
21 sekonda ago
0 0
A A

Të hapura nga të gjitha anët.

Këto sera në fshatin Ribar të Lipjanit vështirë se mund të shërbejnë më për kultivim.

E gjithë kjo, pasi erërat e forta të së enjtes ia dëmtuan serat fermerit Isuf  Kelmendi më të madh në këtë zonë.

“Serat janë në gjendje të rëndë siç po e shihni edhe vetë mbas frymës së madhe që ka ndodhur. Edhe sa i përket dëmeve, kanë qenë gjithmonë të njëpasnjëshme për arsye se janë edhe të ndjeshme serat. Mirëpo, ndihmë s’kemi pasur asnjëherë dhe në mënyrë absolute asnjë njeri kurrë s’ka dalë, asnjë zyrtar i komunës, as edhe zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë nuk kanë dalë asnjëherë. Për fat të keq kurrë askush s’na ka vizituar, është hera e parë që dilni ju”, thotë ai.

Sipas tij, dëmet e përsëritura ia vështirësojnë edhe më shumë punën.

“Dëmet janë tepër të mëdhaja dhe këtu vazhdimisht ndodhin dëmet. Çdoherë, krejt punën që e bën për shembull gjatë verës, në kohë dimri ato shumica shkojnë kot për arsye se krejt duhet me investuar për atë që jo llastiku, jo konstrukti i serrës, shumë probleme”, thotë ky fermer.

Për Isufin, kjo punë nuk është sezonale.

Ai thotë se në sera punon gjatë gjithë vitit, me kultura të ndryshme.

“Qe 14 vite, 15, aty diku, mirë, vazhdimisht domethënë pa ndërprerë, verë e dimër punoj. Verës me domate, me tranguj, me speca, ndërsa kemi filluar edhe me pjeke në dimër, kryesisht me marulla, me sallatë të gjelbër. Mirëpo, qe atje kemi filluar për shembull me sallatë të gjelbër, me i mbjellë, tash me u prish, domethënë llastiku është e pamundur për me vazhduar më tutje. S’ka shpëtuar asgjë”, shprehet Kelmendi.

Dëme si këto kanë pësuar edhe fermer të tjerë në këtë zonë. Ndërkohë, të enjten në mbrëmje kishte dëme edhe nëpër qytete të ndryshe.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Ankohen banorët në Serofc: Nuk ka ardhur askush me na çel derën

Auto Draft

Konsulta falas si formë proteste nga mantelbardhët

Auto Draft

Krasniqit iu mohua takimi me vëllain, kritika ndaj Gjykatës Speciale

Auto Draft

Dita e Alfabetit Shqip, Rama viziton shtëpinë muze

Auto Draft

Erërat e forta ia dëmtuan serat -fermeri nga Lipjani kërkon kompensimin

Auto Draft

Ankohen banorët në Serofc: Nuk ka ardhur askush me na çel derën

Auto Draft

Konsulta falas si formë proteste nga mantelbardhët

Auto Draft

Krasniqit iu mohua takimi me vëllain, kritika ndaj Gjykatës Speciale

Auto Draft

Dita e Alfabetit Shqip, Rama viziton shtëpinë muze

Policia në Skenderaj konfiskon një armë zjarri

Policia në Skenderaj konfiskon një armë zjarri

Rënie e temperaturave gjatë javës, në mëngjes deri në -8 gradë celsius

Rënie e temperaturave gjatë javës, në mëngjes deri në -8 gradë celsius

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën