TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një amanet që ndryshoi jetën e mbi 100 studentëve

Biznesmeni shqiptar në Amerikë, prej 40 vitesh ka kontribuar në shkollimin e mbi 100 studentëve shqiptarë. Në një rrëfim për Tëvë1, ai tregon se kjo iniciativë nisi si amanet i prindërve të tij.

by Adea Mustafaj
27 sekonda ago
0 0
A A

Është momenti më i rëndësishëm për çdo studentë.

E në ceremoni të tilla diplomimi, Ramiz Tafilaj ishte i pranishëm shpesh.

Kjo pasi për rreth 40 vjet, ai financoi shkollimin e mbi 100 studentëve shqiptarë.

Por, kjo nismë nuk nisi rastësisht.

Ajo ishte një amanet që prindërit ia lanë Ramizit shumë vite më parë.

Ramiz Tafilaj – Biznesmen shqiptar në Amerikë

“Kjo pyetje më kthen në vegjlin time, atëherë kur me skamje të madhe u rritshim në fshatin Dubravë, tash Lumnishta e Deçanit. Baba Rexhepi dhe nëna Hava, një ditë patën një takim, rastin në rrugë me një serbo-malazez, kolonist që jetonte në fshatin tonë. Dhe në bisedë e sipër ai thotë babë se të gjithë fëmijët e tyre janë të shkolluar. Kjo ka shtyrë babën dhe nënën me menduar dhe atë natë kur janë kthyer në shtëpi, kanë vendosur që të gjithë fëmijët e tyre do t’i shkollojnë sepse kjo qenka e vetmja mënyrë që mundem me fituar dhe me ngadhënjyer mbi okupatorin”, tregon Ramiz Tafilaj –biznesmen shqiptar në Amerikë.

Ndër të parët që përfituan nga kjo mbështetje ishin tre mjekë shqiptarë.

“E di që diku shkruan 100 studentë, mbi 100 studentë. Po në qoftë se më duhet me gjetur ndonjë emër, atëherë kisha filluar me doktor Faik Limën, doktor Gazmend Shaqirin, me doktor Hilmi Dautin. Këta kanë qenë mjekët të cilët kanë ardhur për specializim këtu që të tretë, jo veç që kanë ardhur këtu me sponsorizimin tim, po edhe kanë jetuar në shtëpinë tonë… Të gjithë këta kanë qenë mjekë të shkëlqyeshëm dhe këtu unë mendoj se ka filluar dhe fillimi i gjithë kësaj”, thotë Tafilaj.

Takimet me ish-studentët që shprehen falënderues, Tafilaj i thotë se i ka të shpeshta.

“Diku në vitin 1994, një student nga fshatrat e Elbasanit më takon në Tiranë, kishte ardhur pikërisht me më takuar në Tiranë dhe unë në fillim mendova ka ardhur me kërkuar diçka prej meje, por më vonë e kuptova se ai kishte ardhur me mu falenderuar mua. Dhe pimë një kafe bashkë, ku ai më tha se kjo është rroga e parë, pagesa e parë që po e merr si mësues diku në fshatrat e Elbasanit dhe deshta që kafen e parë ta pi me juve që ju na mundësuat”, shprehet ai.

Kjo traditë e familjes Tafilaj po vazhdon akoma edhe sot si një amen i lënë nga prindërit.

“E kemi si amanet nga gjyshërit e tyre, që në qoftë se na jepet ndonjëherë rasti, në qoftë se Zoti na ka ndihmuar që të jemi me gjendje ekonomike të mirë, atëherë të ndihmojmë në arsimimin dhe shkollimin e të rinjve”, thotë biznesmeni shqiptar.

Nga kjo mbështetje e dhënë nga familja Tafilaj sot kanë dal profile të ndryshme si inxhinierë, kimista, kontabilitetet, ekonomista, avokatë, ministra e zëvendësministra.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Erërat e forta ia dëmtuan serat-fermeri nga Lipjani kërkon kompensimin

Auto Draft

Ankohen banorët në Serofc: Nuk ka ardhur askush me na çel derën

Auto Draft

Konsulta falas si formë proteste nga mantelbardhët

Auto Draft

Krasniqit iu mohua takimi me vëllain, kritika ndaj Gjykatës Speciale

Auto Draft

Një amanet që ndryshoi jetën e mbi 100 studentëve

Auto Draft

Erërat e forta ia dëmtuan serat-fermeri nga Lipjani kërkon kompensimin

Auto Draft

Ankohen banorët në Serofc: Nuk ka ardhur askush me na çel derën

Auto Draft

Konsulta falas si formë proteste nga mantelbardhët

Auto Draft

Krasniqit iu mohua takimi me vëllain, kritika ndaj Gjykatës Speciale

Auto Draft

Dita e Alfabetit Shqip, Rama viziton shtëpinë muze

Policia në Skenderaj konfiskon një armë zjarri

Policia në Skenderaj konfiskon një armë zjarri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën