Juljan Shehu ka shënuar golin e tij të parë këtë edicion në kampionatin polak të futbollit, por realizimi i tij nuk ishte i mjaftueshëm për të shmangur humbjen e Widzew Lodzit.
Skuadra e tij u mposht 3:1 nga Rakowi, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të të kampionatit.
Widzew Lodz ishte në disavantazh prej një goli, por në minutën e 52-të arriti të barazojë rezultatin. Shehu realizoi për 1:1, pas asistimit të Lindon Selahit.
Për mesfushorin 28-vjeçar ky ishte goli i parë në këtë edicion, ndërsa deri më tani ka regjistruar edhe një asistim.
Edhe për Selahin ishte asistimi i parë sezonal në kampionatin polak.
Shehu e zhvilloi tërë ndeshjen, ndërsa Selahi qëndroi në fushë deri në minutën e 83-të.
Widzew Lodz po kalon një sezon të vështirë, pasi pas 15 ndeshjeve ka regjistruar vetëm dy fitore, tetë barazime dhe pesë humbje.
Me 14 pikë të grumbulluara, skuadra renditet në pozitën e 16-të, ndërsa Rakowi ka një pikë më shumë.










