Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, për herë të parë që nga transferimi te Juventusi, e ka kompletuar një ndeshje të plotë.
Gjithashtu ishte ndeshja e parë si startues për Zhegrovën këtë edicion.
Sulmuesi i krahut të djathtë të dielën kontribuoi me një asistim në fitoren e Juventusit.
“Zonja e Vjetër” në kuadër të xhiros së 12-të të Serie A e mposhti Venezian me rezultatin e thellë 4:0.
Zhegrova asistoi te goli për 3:0 të cilin e realizoi Juan Cabal në minutën e 65-të.
Ishte një asistim i bukur nga reprezentuesi i Kosovës.
Nick Woltemade, Teun Koopmeiners dhe Randal Kolo Muani i shënuan golat e tjerë për Juventusin.
Te Venezia në minutën e 87-të në lojë u inkuadrua sulmuesi Albion Rrahmani.
Për Zhegrovën ishte asistimi i tretë këtë edicion. Ka edhe dy gola të shënuar.
Juventusi me këtë fitore është ngritur në pozitën e gjashtë me 21 pikë.
GOOOAL! ⚽️ J. Cabal
🆚 Juventus (3)-0 Venezia https://t.co/0sd50dmmzh
— Pro_Foot HQ (@ProFoot_HQ) November 22, 2026











