TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia ndalon një veturë me targa serbe në Kamenicë, sekuestrohen rreth 30 kilogramë duhan

by Tëvë1
1 orë ago
3
A A
Policia ndalon një veturë me targa serbe në Kamenicë, sekuestrohen rreth 30 kilogramë duhan

Policia e Kosovës ka njoftuar se, në kuadër të zbatimit të Planeve Operative “Shtatori 2026” dhe “Gatishmëria Vepruese 2026”, ka ndërmarrë një aksion në fshatrat e brezit kufitar Rogoqicë-Novosellë, në Komunën e Kamenicës.

Sipas Policisë, pas sigurimit të informatave operative, njësitet e Policisë Kufitare kanë lokalizuar dhe ndaluar një rast të dyshuar të kontrabandimit të mallrave.

“Pas vëzhgimit intensiv dhe ndërhyrjes në momentin e duhur, është ndaluar automjeti Citroen C5, ngjyrë hiri, me targa serbe (SRB), duke lëvizur nga fshati Rogoqicë në drejtim të Novosellës. Shofer i veturës ishte personi A. A., me vendlindje në Konqul, i lindur në vitin 1972, me vendbanim në Gjilan”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit, zyrtarët policorë kanë zbuluar hapësira të fshehura në bagazh, në pjesën e ulëseve të përparme dhe të pasme, si dhe në dritat e përparme të automjetit.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit janë sekuestruar rreth 30 kilogramë duhan, si dhe cigare të markave të ndryshme.

“Gjatë kontrollit të hapësirave të fshehura është arritur të sekuestrohet një sasi e konsiderueshme e duhanit të dyshuar të kontrabanduar, të markave të ndryshme. Konkretisht, duhan në paketime 60×500 gramë të brendeve të ndryshme, si Marlboro dhe Winston, me peshë totale rreth 30 kilogramë; cigare në 164 shteka, me nga 10 pako secila, të brendeve të ndryshme, si Karelia dhe President, si dhe katër pako të vogla me cigare”, njofton Policia.

Sasia e konfiskuar, sipas Policisë, dyshohet se ishte destinuar për tregun ilegal, me qëllim shmangien e procedurave doganore dhe përfitimin e kundërligjshëm financiar.

“ Të gjitha veprimet operative dhe procedurale janë zhvilluar në koordinim të plotë me prokurorin kompetent, ndërsa rasti është duke u trajtuar dhe hetuar intensivisht nga njësitet përkatëse të Policisë Kufitare – NJHR Jugu”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e angazhuar në luftimin e kontrabandës, krimit ndërkufitar dhe aktiviteteve të tjera ilegale që cenojnë sigurinë dhe rendin juridik në vend.

Tags: Policia e KosovesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës reagon pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës reagon pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

​Të premten i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës

​Të premten i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës

Shukri Buja me kritika për protestuesit: Kanë folur kundër UÇK-së, tash po dalin në shesh

Shukri Buja me kritika për protestuesit: Kanë folur kundër UÇK-së, tash po dalin në shesh

Buja për verdiktin e Speciales:Nuk ka bazë dënimi, kemi të bëjmë me një Gjykatë politike dhe të njëanshme

Buja për verdiktin e Speciales:Nuk ka bazë dënimi, kemi të bëjmë me një Gjykatë politike dhe të njëanshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën