TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryeministri i Marokut kundërshton pretendimin për finalen e Botërorit 2030

by Teve1
2 muaj ago
2
A A
Kryeministri i Marokut kundërshton pretendimin për finalen e Botërorit 2030

Kryeministri i Marokut, Aziz Akhannouch, ka kritikuar presidentin e Federatës Mbretërore Marokene të Futbollit, Fouzi Lekjaa, pasi ky i fundit ka deklaruar se finalja e Kupës së Botës 2030 do të zhvillohet në Casablanca.

Lekjaa kishte thënë në një aktivitet të një partie politike se provinca e Benslimanes do të kishte nderin ta priste finalen e Botërorit, duke iu referuar stadiumit të ri që po ndërtohet në atë zonë.

Por FIFA ende nuk ka vendosur se ku do të zhvillohet finalja e vitit 2030.

Botërori i vitit 2030 do të organizohet nga Spanja, Portugalia dhe Maroku, ndërsa FIFA pritet të vendosë më vonë se cili prej vendeve pritëse do të organizojë ndeshjen finale.

Akhannouch ka kërkuar që Maroku të mos bëjë premtime për finalen pa u konsultuar më parë me Spanjën dhe Portugalinë.

“Mos premtoni organizimin e finales së madhe në Marok, ndërkohë që ende nuk e kemi diskutuar këtë çështje me partnerët tanë, Spanjën dhe Portugalinë. Duhet të ketë respekt, vëllezër”, ka thënë Akhannouch gjatë një tubimi politik.

Gjithashtu ai ka kritikuar përdorimin e çështjes së finales si premtim elektoral.

“Ndaloni përdorimin e premtimeve elektorale për të na zënë në befasi. Këto janë çështje shumë të mëdha. Vendimi se ku do të zhvillohet finalja është një çështje madhore”, ka shtuar kryeministri maroken.

Federata Mbretërore Marokene e Futbollit nuk ka dhënë ende një koment lidhur me deklaratat e presidentit të saj.

Ndërkohë, Maroku po ndërton një stadium të ri me kapacitet prej rreth 115 mijë ulësesh, i cili është paraparë për Botërorin 2030. Deri në maj, punimet në stadium ishin rreth tridhjetë për qind të përfunduara, ndërsa zyrtarët shpresojnë që ndërtimi të përfundojë deri në fund të vitit 2027.

FIFA kishte zgjedhur stadiumin në New Jersey të Shteteve të Bashkuara për finalen e Botërorit 2026, ndërsa vendimi ishte bërë publik vetëm në shkurt të vitit 2024.

Për këtë arsye, vendimi për finalen e Botërorit 2030 mund të mos merret së shpejti, pavarësisht deklaratave nga pala marokene.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dellova lirohet nga grumbullimi

Dellova lirohet nga grumbullimi

“Dardanët” vazhdojnë me stërvitje, mungon Dellova

“Dardanët” vazhdojnë me stërvitje, mungon Dellova

Inzaghi largohet nga Al Hilali

Inzaghi largohet nga Al Hilali

Kurti: Franca partnere e rëndësishme për organizimin Lojërave Mesdhetare

Kurti: Franca partnere e rëndësishme për organizimin Lojërave Mesdhetare

Aktakuzë ndaj një personi për sulm ndaj KFOR-it dhe veturave të mediave në Zveçan në vitin 2023

Aktakuzë ndaj një personi për sulm ndaj KFOR-it dhe veturave të mediave në Zveçan në vitin 2023

Gjendja me mbeturinat në kryeqytet, Musmurati akuza për ministrin Murati

Gjendja me mbeturinat në kryeqytet, Musmurati akuza për ministrin Murati

Dellova lirohet nga grumbullimi

Dellova lirohet nga grumbullimi

Kurti takon kryetarin e Parisit, diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit

Kurti takon kryetarin e Parisit, diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit

Haxhiu takohet me drejtorin e lartë të IRI-së, diskutojnë për bashkëpunimin parlamentar

Haxhiu takohet me drejtorin e lartë të IRI-së, diskutojnë për bashkëpunimin parlamentar

Policia paralajmëron për mashtrimet online gjatë shitjes së produkteve

Policia paralajmëron për mashtrimet online gjatë shitjes së produkteve

“Dardanët” vazhdojnë me stërvitje, mungon Dellova

“Dardanët” vazhdojnë me stërvitje, mungon Dellova

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën