Në shenjë nderimi dhe përkujtimi të viktimave të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Forca e Sigurisë së Kosovës ka ulur sot flamujt në gjysmështizë në të gjitha kazermat e saj.
Përmes këtij akti simbolik, FSK-ja ka shprehur solidaritetin me popullin amerikan dhe familjet e viktimave të sulmeve terroriste.
“Populli i Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës qëndrojnë përherë në krah të popullit amerikan, miqve dhe partnerëve tanë strategjikë, duke ndarë dhimbjen në ditët e vështira dhe duke festuar së bashku në ditët e gëzimit. Miqësia dhe solidariteti ynë mbeten të palëkundura”, thuhet në njoftimin e FSK-së.







