TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tahiri: Pushteti po shkel rendin kushtetues, Kosova mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
Tahiri: Pushteti po shkel rendin kushtetues, Kosova mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke ngritur shqetësime për mungesën e transparencës dhe mënyrën e veprimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Tahiri ka kritikuar edhe faktin që, sipas tij, mediat nuk janë lejuar të hyjnë në Kuvend për të përcjellë nga afër zhvillimet dhe seancën. Ai ka theksuar se aktivitetet e Kuvendit janë publike dhe se gazetarët duhet të kenë qasje në to.

Sipas deputetit të AAK-së, institucionet kanë shkelur dispozitat kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit. Ai i është referuar nenit 66 të Kushtetutës, aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe nenit 140, duke argumentuar se brenda afatit prej 30 ditësh nuk mjafton vetëm nisja e procesit, por duhet të përfundojë edhe konstituimi.

Tahiri ka thënë gjithashtu se nuk është respektuar Rregullorja e Punës së Kuvendit, e cila, sipas tij, parasheh që seanca të thirret brenda 48 orësh.

“E kanë shkelur rendin kushtetues me dy këmbët. Krejt kjo është me ble kohë. Po për çka po ju vlen koha, unë nuk e di”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka paralajmëruar se vazhdimi i krizës institucionale mund ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve të reja, duke e vlerësuar situatën si shqetësuese për funksionimin normal të institucioneve të vendit./teve1.info/

Tags: AAKBesnik TahiriKonstituimi i KuvenditpdkTeve1zhvillimet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Listës Serbe se rrahu një serb, IPK-ja heton rastin

Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Listës Serbe se rrahu një serb, IPK-ja heton rastin

Miratohet nisma për marrëveshje për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Murati: Opozita po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja, Kosova ka nevojë për institucione stabile

​Gruda: Kosova dhe institucionet janë marrë peng, nuk nënshtrohemi

​Gruda: Kosova dhe institucionet janë marrë peng, nuk nënshtrohemi

IPK nis hetim për pretendimet për tejkalim të autorizimeve policore në Dren të Zubin Potokut

Tifozët e Realit kërkojnë transferimin e Rodrit

Barça ofron 60, City kërkon 80 milionë euro për Rodrin

IPK nis hetim për pretendimet për tejkalim të autorizimeve policore në Dren të Zubin Potokut

IPK nis hetim për pretendimet për tejkalim të autorizimeve policore në Dren të Zubin Potokut

​Kurti thotë se bursat për studentë u rritën edhe në numër edhe në vlerë

​Kurti thotë se bursat për studentë u rritën edhe në numër edhe në vlerë

Haxhiu nuk e mban konferencën për media, shkak prania e deputetëve të PDK-së

Haxhiu nuk e mban konferencën për media, shkak prania e deputetëve të PDK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën