Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë Sali Berisha u ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve që të bashkohen me protestën studentore, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës si rrugën e vetme për zgjidhjen e krizës politike në vend.
Ai poashtu u bëri thirrje pedagogëve, mësuesve dhe prindërve të rreshtohen në mbështetje të të rinjve, ndërsa kërkoi që edhe bizneset e vogla të ndërpresin aktivitetin në shenjë proteste.
“Së fundmi, i kërkoj Edi Ramës të japë menjëherë dorëheqjen si rruga e vetme për zgjidhjen më të shpejtë dhe më pak të dhimbshme të krizës së thellë në të cilën e ka zhytur vendin. Largimi i tij i menjëhershëm, krijimi i një qeverie që çon vendin drejt zgjedhjeve të lira është kusht i të gjitha kushteve që vendi të dalë nga kriza. Përshëndes dhe njëherë studentët, lëvizjen e tyre dhe i garantoj se PD mbetet e vendosur të mbështesë ata, të mbrojë kauzën e tyre me të gjithë potencialet e saj”, tha Berisha.








