TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qeveria ndan mjete për renovimin e shtëpive të komuniteteve pakicë në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan

by tëvë1
3 javë ago
3
A A
Qeveria ndan mjete për renovimin e shtëpive të komuniteteve pakicë në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan

 

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje të rregullt, në të cilën ka miratuar disa vendime.

Në mesin e tyre është dhe kërkesa e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për ndarjen e mjeteve për renovimin e shtëpive për pjesëtarët e komuniteteve pakicë, në komunat Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan.

Vendimet e miratuara nga Ekzekutivi:

Miratuar Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, me të cilin rregullohet misioni, detyrat, përgjegjësitë dhe mënyra e financimit të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave.

Miratuar Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë, i cili ka për qëllim themelimin, organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

Miratuar Programin për Vlerësimin Ex-Post të Akteve Juridike për vitet 2026-2028.

Ndarë mjete buxhetore në vlerë prej 1.852.350,16 euro (një milion e tetëqind e pesëdhjetë e dy mijë e treqind e pesëdhjetë euro e gjashtëmbëdhjetë cent) për Këshillin Kombëtar Shqiptar, sipas kërkesës Nr. 192-01/26, të datës 06.10.2026.

Miratuar Kërkesën e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për tjetërsimin/shitjen e automjeteve zyrtare, të cilat janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Miratuar Kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve në shumën prej 5,705 € (pesë mijë e shtatëqind e pesë euro), të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, për  Ndërmarrjen Shoqërore “Komogllava”.

Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/ 64, të datës 25.02.2022, për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare me qëllim të linjëzimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të Bashkimit Evropian.

Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit Ministrit për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, për nënshkrimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, dhe Republikës së Austrisë, e përfaqësuar nga Ministria Federale për Çështje Sociale, Shëndetësi, Kujdes dhe Mbrojtje të Konsumatorit.

 

 

Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit Ministrit për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, për nënshkrimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale, ndërmjet Republikës së Kosovës, e  përfaqësuar nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, dhe Republikës së Turqisë, e përfaqësuar nga Ministria e Punës dhe Sigurimeve Sociale.

Miratuar Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore. Me këtë projektligj themelohet Inspektorati Qendror i Trashëgimisë Kulturore, i cili do të forcojë mbrojtjen e monumenteve dhe pasurive që dëshmojnë historinë dhe identitetin e vendit tonë. Inspektorati do të ketë përgjegjësi të ndërhyjë aty ku trashëgimia rrezikohet, të ndalojë menjëherë punimet e paautorizuara dhe të marrë masa ndaj ndërhyrjeve që e dëmtojnë atë, përfshirë restaurimet që nuk respektojnë standardet.

Miratuar Kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, për ndarjen e mjeteve financiare për subvencionimin e renovimit të shtëpive për pjesëtarët e komuniteteve pakicë, në komunat Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan.

Miratuar vendimin për themelimin e Grupit Punues për hartimin, koordinimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë, i cili do të kryesohet nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca dhe do të ketë përfaqësim institucional dhe parlamentar, për të bashkërenduar mbështetjen juridike, institucionale dhe diplomatike në funksion të procedurave të apelit.

Emëruar Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Kompania për Menaxhimin e Deponive” Sh.A, me qëllim të sigurimit të funksionimit dhe të vendimmarrjes së rregullt të ndërmarrjes deri në emërimin e Bordit me mandat të plotë, në këtë përbërje:

Mirjeta Heta, kryesuese;

Halit Kadriu, anëtar;

Azemine Demiri – Gazideda, anëtare;

Lirie Rrahimi – Ademi, anëtare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Gjendet pa shenja jete një person në Suharekë

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se sulmoi fizikisht një person tjetër

“Takim konsultativ” – Dimal Basha thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për të hënën

Komisionet parlamentare mbajnë disa takime sot, në fokus të drejtat e njeriut dhe marrëdhëniet me ambasadorët

Goditet grupi kriminal ndërkombëtar në Kosovë, sekuestrohen 37 kilogramë heroinë dhe arrestohen pesë persona

Goditet grupi kriminal ndërkombëtar në Kosovë, sekuestrohen 37 kilogramë heroinë dhe arrestohen pesë persona

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Gjendet pa shenja jete një person në Suharekë

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se sulmoi fizikisht një person tjetër

Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak

Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak

Trajtime natyrale kundër rënies së flokëve

Trajtime natyrale kundër rënies së flokëve

“Takim konsultativ” – Dimal Basha thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për të hënën

Komisionet parlamentare mbajnë disa takime sot, në fokus të drejtat e njeriut dhe marrëdhëniet me ambasadorët

Goditet grupi kriminal ndërkombëtar në Kosovë, sekuestrohen 37 kilogramë heroinë dhe arrestohen pesë persona

Goditet grupi kriminal ndërkombëtar në Kosovë, sekuestrohen 37 kilogramë heroinë dhe arrestohen pesë persona

CNN: Demokratët marrin kontrollin e Senatit amerikan, fitojnë 7 ulëse nga republikanët

CNN: Demokratët marrin kontrollin e Senatit amerikan, fitojnë 7 ulëse nga republikanët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën