Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë partneriteti me NATO-n është shtyllë kryesore e sigurisë për Kosovës dhe rrugës euroatlantike.
Ajo kështu ka shkruar në Facebook ku ka njoftuar se ka marrë pjesë në në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, ku Gjeneralmajori Özkan Ulutaş ia dorëzoi detyrën Gjeneralmajorit Roberto Vergori.
“Partneriteti me NATO-n mbetet shtyllë e sigurisë së Kosovës dhe e rrugës sonë euroatlantike”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo i ka shprehur mirënjohje Gjeneralmajorit Ulutaş për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës gjatë dy mandateve të tij, ku theksuar se Policia e Kosovës u përfshi në garantimin e sigurisë në hapësira ku për gati tri dekada ishte i pranishëm vetëm KFOR-i. Ky zhvillim dëshmon besimin në institucionet tona dhe sigurinë që është ndërtuar në Kosovë.
Ndërsa, Gjeneralmajorit Vergorit i ka uruar suksese në detyrën e re dhe e mirëpres në Kosovë.
“Falënderoj gjithashtu Turqinë dhe Italinë, të cilat ndër vite kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it”, ka shkruar Haxhiu./teve1.info/




