TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Për dy orë shembët investimi gjysmë milionësh i familjes Maxhuni –  detaje nga rrënimi  i shtëpisë në rrugën “A”

Sot është rrënuar shtëpia e familjes Maxhuni në Rrugën “A”. Gjithë procesin nga afër në gjendje të rënduar emocionale e ndoqën familjarët, të cilët thonë se do t’i ndjekin rrugët ligjore për kompensimin e dëmit. Vet Komuna e Prishtinës, tha se prona ku është ndërtuar shtëpia, i përket asaj.

by Doresa Geci
1 ditë ago
4 0
A A

Makineria e rëndë, u kthye sërish të enjten.

Këto të fundit, erdhën për ta përfunduar punën, të cilën nuk arritën të bëjnë të hënën.

Cak i tyre është shtëpia e familjes Maxhuni, në afërsi të cilës po kryhen punimet në Rrugën “A”.

Ndryshe nga tri ditë më parë, puna e ekipeve komunale për rrënimin e shtëpisë nisi menjëherë.

E gjithë ngjarjen nga afër në gjendje të rënduar emocionale, e ndoqën pronarët e shtëpisë.

“Unë që një vit e ngrisë zonin dhe të gjithë mediet dhe opinionin publik e dinë të vërtetën, të vërtetën nga  ana ime. Kjo se çka po ndodhë sot është padrejtësi shumë e madhe. E drejta e banimi është e garantuar me ligj edhe në Kushtetutën e Kosovës sot më u rrënu dhe më u cënu kjo e drejtë. Tash prej këtij momenti ja la në dorë vetëm drejtësisë. Besoj në drejtësi”, tha pronarja e shtëpisë, Shqipe Berisha – Maxhuni.

Por, derisa shtëpia po iu rrënohej para syve, u përkeqësua edhe gjendja e kryefamiljares.

Për këtë këtu u deshtë edhe intervenimi i ekipeve mjekësore.

E pas pak minutave këtu erdhi edhe vëllai i pronarit të shtëpisë.

Ky i fundit kërkoi  të afrohej më afër vendit ku po rrënohej objekti.

“Qysh të doket ty më ardh më ta rrëzua shtëpinë, i keni vendosur këta shirita thu se po e bëni namin.. Veç po du me incizua o vëlla shkurt shqip kurgjo tjetër.. Unë po të respektoj ty, respektomë edhe ti mu..”, tha ai.

Pas më shumë se dy orë, u shemb edhe investimi 26 vjeçar i kësaj familje pesë-anëtarëshe.

Për të, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të martën deklaroi se prona ku është ndërtuar shtëpia, i takon komunës.

Ndërsa në fund, familja Maxhuni thonë se do të ndjekin rrugët ligjore në rast se nuk kompensohen për dëmin e shkaktuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj shprehet i gatshëm ta pranojë kandidaturën për president të Kosovës, por me një kusht

Haradinaj shprehet i gatshëm ta pranojë kandidaturën për president të Kosovës, por me një kusht

Haradinaj: Ka pasur mobilizim nga VV dhe Kurti që Aleanca të mos e kalonte pragun

Haradinaj: Ka pasur mobilizim nga VV dhe Kurti që Aleanca të mos e kalonte pragun

Kurti takon ambasadorin e Suedisë, bisedohet për investimet dhe integrimet euro-atlantike

Kurti takon ambasadorin e Suedisë, bisedohet për investimet dhe integrimet euro-atlantike

Goditet kontrabanda në veri, sekuestrohen 5,550 boksa cigare dhe dy automjete

Ministria po shqyrton objekte të tjera për rrënim pranë resurseve ujore, radha e Batllavës e Badovcit

Ministria po shqyrton objekte të tjera për rrënim pranë resurseve ujore, radha e Batllavës e Badovcit

Kurti mirëpret caktimin e seancës konstituive për Kuvendin

Kurti mirëpret caktimin e seancës konstituive për Kuvendin

Dështon mbledhja e KGJK-së, nuk trajtohen dorëheqjet e gjyqtarëve serbë

Dështon mbledhja e KGJK-së, nuk trajtohen dorëheqjet e gjyqtarëve serbë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën