Amerikanët mund të presin disa orë, e në disa raste edhe ditë, për t’i mësuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mesmandatit.
Sipas The Guardian, koha e shpalljes së fituesve ndryshon nga një shtet në tjetrin, varësisht nga rregullat e numërimit dhe afati për pranimin e votave me postë.
Gara për Kongresin amerikan është në qendër të këtyre zgjedhjeve, ku votohet për 435 ulëset e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 35 ulëset e Senatit./The Guardian
Për rezultatet LIVE: Ndiq numërimin e votave në të gjitha shtetet amerikane




