Disa qendra votimi në Shtetet e Bashkuara janë përballur me probleme teknike dhe kushte të vështira atmosferike gjatë zgjedhjeve të mesmandatit.
Sipas Associated Press, problemet me sistemet e votimit janë raportuar në Nju Jork, Florida, Pensilvani dhe Karolinën e Veriut. Në disa qendra është vendosur zgjatja e orarit të votimit, për t’u dhënë mundësi qytetarëve të votojnë.
Ndërkohë, përmbytjet në disa zona kanë detyruar autoritetet të ndryshojnë lokacionet e disa qendrave të votimit.




