TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rikonfirmohet Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë, zbardhen detajet e takimit Rama-Rutte në Bruksel

by teve1
50 minuta ago
0
A A
Rikonfirmohet Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë, zbardhen detajet e takimit Rama-Rutte në Bruksel

Kryeministri shqiptar Edi Rama zhvilloi sot një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në fokus të të cilit ishin sfidat aktuale të sigurisë euroatlantike, forcimi i bashkëpunimit strategjik brenda Aleancës dhe roli i Shqipërisë në përmbushjen e prioriteteve të përbashkëta të mbrojtjes.

Sipas njoftimit për shtyp, vëmendje e veçantë iu kushtua thellimit të bashkërendimit me NATO-n në përballimin e kërcënimeve hibride, përfshirë sulmet kibernetike, dezinformimin, ndërhyrjet e huaja dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike, si sfida që kërkojnë një përgjigje gjithnjë e më të koordinuar mes vendeve aleate.

Një tjetër çështje me rëndësi strategjike ishte zhvillimi i Korridorit VIII si korridor i mobilitetit ushtarak, që lidh Adriatikun me Detin e Zi dhe përbën një komponent të rëndësishëm për lëvizshmërinë, gatishmërinë operacionale dhe sigurinë e krahut juglindor të NATO-s. Në këtë kuadër u trajtua edhe rëndësia e projektit të Porto Romanos për zhvillimin e kapaciteteve infrastrukturore dhe logjistike në mbështetje të nevojave strategjike të Aleancës.

Gjatë takimit u rikonfirmua gjithashtu mbajtja në Tiranë e Samitit të radhës të NATO-s, në vijim të vendimit të marrë nga vendet aleate.

Organizimi i këtij samiti përbën një moment me rëndësi të veçantë për Shqipërinë, jo vetëm si vend mikpritës i forumit më të lartë politik të Aleancës, por edhe si një aleat me rol dhe përgjegjësi në rritje në arkitekturën euroatlantike të sigurisë.

Në një mjedis ndërkombëtar të karakterizuar nga pasiguri të shtuara dhe sfida të ndërlikuara gjeopolitike, Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të vendosë Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor në qendër të diskutimeve strategjike për të ardhmen e sigurisë kolektive, duke konfirmuar rëndësinë e rajonit për stabilitetin dhe sigurinë euroatlantike.

Shqipëria mbetet e angazhuar në forcimin e partneritetit transatlantik, përmbushjen e detyrimeve si vend anëtar dhe kontributin aktiv për një Aleancë më të fortë, më të qëndrueshme dhe më të përgatitur për sfidat e së ardhmes./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA mund të vonohen me ditë, numërimi ndryshon nga shteti në shtet

Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA mund të vonohen me ditë, numërimi ndryshon nga shteti në shtet

Probleme në procesin e votimit në SHBA, zgjaten oraret në disa qendra

Probleme në procesin e votimit në SHBA, zgjaten oraret në disa qendra

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën