TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bajrami kritikon gjendjen në shëndetësi: Dështimi i sistemit është pasojë e keqqeverisjes

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Bajrami: LVV në panik për faturat e energjisë elektrike

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj gjendjes në sektorin e shëndetësisë, duke akuzuar qeverinë për keqmenaxhim dhe korrupsion, të cilat, sipas saj, kanë sjellë përkeqësimin e sistemit shëndetësor gjatë viteve të fundit.

Përmes një deklarate publike, Bajrami tha se gjendja reale e institucioneve shëndetësore nuk matet me konferenca për media apo statistika zyrtare, por me kushtet në të cilat trajtohen pacientët dhe punon stafi mjekësor.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve të vizitojnë klinikat e Pediatrisë, Gjinekologjisë, Onkologjisë, Ortopedisë dhe Emergjencës për të parë, sipas saj, mungesën e barnave dhe materialeve, listat e gjata të pritjes dhe vështirësitë me të cilat përballen pacientët.

Bajrami theksoi se mjekët dhe infermierët nuk janë përgjegjës për gjendjen aktuale, duke vlerësuar se ata vazhdojnë të punojnë në kushte të vështira për ta mbajtur funksional sistemin shëndetësor.

Sipas saj, pavarësisht buxheteve të mëdha të ndara ndër vite, qytetarët vazhdojnë të përballen me mungesa të barnave, materialeve mjekësore dhe furnizimeve bazë. Ajo ngriti shqetësime edhe për furnizimin me terapi për pacientët me kancer të gjirit, duke pretenduar se në disa raste ata detyrohen t’i sigurojnë vetë barnat.

Deputetja e zgjedhur e LDK-së e lidhi gjendjen në shëndetësi me, siç u shpreh ajo, korrupsionin dhe keqqeverisjen, duke theksuar se përgjegjësinë politike e mban pushteti aktual.

“Nëse dështon shëndetësia, nuk dështon vetëm qeveria, por dështon shteti”, deklaroi Bajrami.

Reagimi i saj vjen pasi Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njoftoi se ka formuar një komision ad-hoc për të hetuar administrativisht rastin e trajtimit të një fëmije në Klinikën e Pediatrisë, pas shqetësimeve të ngritura publikisht nga familjarët./teve1.info/

Tags: gjendja ne shendetesiHykmete BajramiKosoveLDKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA mund të vonohen me ditë, numërimi ndryshon nga shteti në shtet

Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA mund të vonohen me ditë, numërimi ndryshon nga shteti në shtet

Xani: Nëse opozita nuk unifikohet, Kurti mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Xani: Nëse opozita nuk unifikohet, Kurti mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Hoti vizitoi SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë

Hoti vizitoi SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë

A ka garë mes Përparim Grudës dhe Uran Ismailit për kreun e PDK-së? Flet Shukri Buja

A ka garë mes Përparim Grudës dhe Uran Ismailit për kreun e PDK-së? Flet Shukri Buja

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA mund të vonohen me ditë, numërimi ndryshon nga shteti në shtet

Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA mund të vonohen me ditë, numërimi ndryshon nga shteti në shtet

Xani: Nëse opozita nuk unifikohet, Kurti mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Xani: Nëse opozita nuk unifikohet, Kurti mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Probleme në procesin e votimit në SHBA, zgjaten oraret në disa qendra

Probleme në procesin e votimit në SHBA, zgjaten oraret në disa qendra

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Rikonfirmohet Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë, zbardhen detajet e takimit Rama-Rutte në Bruksel

Rikonfirmohet Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë, zbardhen detajet e takimit Rama-Rutte në Bruksel

Emisioni “Info Nata” 03.11.2026

Emisioni “Info Nata” 03.11.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën