TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

DokuFest shpall filmat në garë për edicionin jubilar: 104 vepra nga e gjithë bota në konkurrencë

by teve1
2 muaj ago
0
A A
DokuFest shpall filmat në garë për edicionin jubilar: 104 vepra nga e gjithë bota në konkurrencë

DokuFest ka shpallur përzgjedhjen zyrtare të filmave që do të garojnë në edicionin e 25-të jubilar të festivalit ndërkombëtar të dokumentarit dhe filmit të shkurtër.

Nga një numër rekord prej 3687 filmash të dorëzuar për shqyrtim, ekipi programues ka përzgjedhur 104 filma që do të konkurrojnë në tetë kategori të ndryshme.

Një pjesë e konsiderueshme e filmave në garë janë premiera botërore, ndërkombëtare dhe evropiane, duke e forcuar edhe më tej rolin e DokuFest-it si një nga platformat më të rëndësishme për promovimin dhe vlerësimin e dokumentarëve dhe filmave të shkurtër në rajon.

Sipas organizatorëve, përzgjedhja e këtij viti vazhdon traditën e festivalit për të sjellë filmat më të rinj dhe më të guximshëm të kinemasë bashkëkohore, duke trajtuar tema të rëndësishme sociale dhe globale.

“Me këtë përzgjedhje, DokuFest vazhdon traditën e sjelljes së filmave më të rinj dhe më guximtarë të vitit, duke trajtuar njëkohësisht disa nga çështjet më urgjente globale”, thuhet në njoftimin e festivalit.

Drejtori artistik i DokuFest-it, Veton Nurkollari, theksoi se filmat e këtij edicioni pasqyrojnë një botë të trazuar, ku autorët dokumentarë reagojnë ndaj krizave dhe ndryshimeve të mëdha shoqërore e mjedisore.

“Bota është në flakë dhe shumë kineastë i përgjigjen këtij momenti me filma që trajtojnë luftërat, shkatërrimin e komuniteteve, mbrojtjen e natyrës, militarizimin dhe ndryshimet klimatike”, u shpreh Nurkollari.

Ndërkaq, udhëheqësi i Programit të Filmit të Shkurtër në DokuFest, Samir Karahoda, tha se përzgjedhja e këtij viti sjell autorë që sfidojnë format tradicionale të rrëfimit dhe ofrojnë këndvështrime të reja mbi realitetin.

“Filmi i shkurtër mbetet një hapësirë ku autorët guxojnë të eksperimentojnë, të trajtojnë tema të ndjeshme dhe të vënë në pikëpyetje botën që na rrethon”, deklaroi Karahoda.

Në ditët në vijim, DokuFest pritet të publikojë edhe programet e tjera të festivalit, përfshirë seksionin “View from the World”, programin “Country in Focus”, juritë, diskutimet, masterclass-et dhe performancat muzikore.

Edicioni i 25-të i DokuFest-it do të mbahet nga 7 deri më 15 gusht në hapësira të ndryshme të qendrës historike të Prizrenit dhe në kinematë e Abi Qarshi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dokumentari i Guardian për Gazën me premierë në Festivalin e Venecias

Dokumentari i Guardian për Gazën me premierë në Festivalin e Venecias

PriFest: Mirë se vjen në shtëpi “DUA”

PriFest: Mirë se vjen në shtëpi “DUA”

Kurti ndan çmimin për filmin më të mirë në garën kombëtare të DokuFEST-it

Kurti ndan çmimin për filmin më të mirë në garën kombëtare të DokuFEST-it

Nis “Green Fest” në Mitrovicë, merr pjesë U.d. Presidentja Haxhiu

Nis “Green Fest” në Mitrovicë, merr pjesë U.d. Presidentja Haxhiu

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj F.Sh. për spiunazh dhe shantazh

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj F.Sh. për spiunazh dhe shantazh

Tre persona lëndohen në Fushë Kosovë, i dyshuari shtiu edhe me armë

Arrestohet një person, dyshohet se sulmoi dy zyrtarë policorë

​11 vjet nga nënshkrimi i katër marrëveshjeve Kosovë-Serbi

​11 vjet nga nënshkrimi i katër marrëveshjeve Kosovë-Serbi

Dy raste të vdekjes dhe 326 shërbime emergjente brenda 24 orëve në QKUK

Dy raste të vdekjes dhe 326 shërbime emergjente brenda 24 orëve në QKUK

Deputetët e PDK-së bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, u bashkohen drejtorë, asamblistë dhe aktivistë të Prishtinës

Deputetët e PDK-së bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, u bashkohen drejtorë, asamblistë dhe aktivistë të Prishtinës

Parashikimi i motit

Deri në 35°C sot në Kosovë

Bytyqi: Qeveria s’ka përgjegjësi ku riparohen vagonët, tenderi u fitua nga një i afërt me Aleancën

Bytyqi: Qeveria s’ka përgjegjësi ku riparohen vagonët, tenderi u fitua nga një i afërt me Aleancën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën