TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

by Tëvë1
4 javë ago
1
A A
Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

Gazetarja nga Lugina e Preshevës, Ardita Behluli, ka vlerësuar se Serbia ka hyrë në një fazë të re politike pas fitores së Lëvizjes Studentore, por ka shprehur dyshime se ndryshimi i pushtetit do të sjellë edhe ndryshim të qasjes së Beogradit ndaj Kosovës.

Duke folur në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Behluli ka thënë se protestat studentore, të cilat zgjatën për rreth dy vjet e gjysmë, janë shndërruar në një lëvizje të gjerë politike dhe në një pikë kthese për skenën politike serbe.

Sipas saj, pakënaqësia e qytetarëve është kthyer në mbështetje për një alternativë të re politike, e cila arriti të sfidojë partinë që, sipas saj, kishte qenë në pushtet për 14 vjet.

“Unë shpresoj se tash Serbia ka hyrë në një fazë të re politike, sepse protestat e studentëve, që kanë zgjatur dy vjet e gjysmë në Serbi, tani janë kthyer në votë dhe në besim qytetar. Ato janë bërë pikë kthese në politikën serbe. Lëvizja studentore është shndërruar në një lëvizje kombëtare, e cila e sfidoi partinë që ishte në pushtet për 14 vjet. Pavarësisht sfidave dhe fushatës së paprecedentë nga kundërshtarët, ata arritën të dalin të parët dhe t’i bindin qytetarët”, ka deklaruar Behluli.

E pyetur nëse ndryshimet politike në Serbi mund të ndikojnë në raportet me Kosovën, Behluli ka thënë se deklaratat e përfaqësuesve të Lëvizjes Studentore nuk japin shumë shenja për një ndryshim të qëndrimit të Beogradit.

Ajo ka përmendur një intervistë televizive të bartësit të listës studentore, në të cilën, sipas saj, ai kishte shprehur qëndrimin se Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë, duke iu referuar Kushtetutës serbe.

“Fatkeqësisht, mentaliteti mbetet i njëjtë. Ka ndryshuar struktura e qeverisjes, por qëndrimet e politikës serbe ndaj Kosovës, politikës së jashtme, Bashkimit Evropian, Rusisë dhe Kinës, me shumë gjasë do të mbeten të njëjta”, ka thënë Behluli.

Sipas saj, ndonëse ndryshimi i pushtetit mund të sjellë zhvillime të reja brenda Serbisë, kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht ndryshim të politikës së saj ndaj Kosovës.

Tags: Info NataKosovaSerbiaTeve1zgjedhej
ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Një amanet që ndryshoi jetën e mbi 100 studentëve

Auto Draft

Erërat e forta ia dëmtuan serat-fermeri nga Lipjani kërkon kompensimin

Auto Draft

Ankohen banorët në Serofc: Nuk ka ardhur askush me na çel derën

Auto Draft

Konsulta falas si formë proteste nga mantelbardhët

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Auto Draft

Një amanet që ndryshoi jetën e mbi 100 studentëve

Auto Draft

Erërat e forta ia dëmtuan serat-fermeri nga Lipjani kërkon kompensimin

Auto Draft

Ankohen banorët në Serofc: Nuk ka ardhur askush me na çel derën

Auto Draft

Konsulta falas si formë proteste nga mantelbardhët

Auto Draft

Krasniqit iu mohua takimi me vëllain, kritika ndaj Gjykatës Speciale

Auto Draft

Dita e Alfabetit Shqip, Rama viziton shtëpinë muze

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën