Me traktor, cisterna e mjeta tjera bujqësore nga qytete të ndryshme erdhën para ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë.
Fermer të cilët merren me prodhimin e qumështit u mblodhën mesditën e së hënës këtu.
Meqenëqë produkti të cilën ata e shesin iu mbeti që disa ditë në shtëpi ata vendosën që një pjesë ta hedhin para kësaj ministri.
E gjithë kjo në shenjë revolte pasi kompania e qumështi “Vita” vendosi të mos merr qumështin atyre pas inspektimeve që iu bënë.
Qumështin e tyre madje e derdhën edhe në dritaret e kësaj ministrie.
“Lopët nuk janë çezme nuk mundemi sot të ndalim të mos prodhojmë të presim deri në momentin që ato të fillojnë të prodhojnë, shumica e këtyre fermerëve që i shini më këto mjete bujqësore janë të zhytur në kredi të cilët çdo muaj duhet të paguajnë. Andaj mos të luajnë me dinjitete, kërkojmë urgjent takim”, tha Fidan Krasniqi nga Shoqata e Fermerëve të Qumështorëve.
E nga këtu ata kërkuan që Inspektorati të publikojë rezultatet e inspektimeve në fabrikën e Vitës.
I bëjë thirrje Ministrisë që sa më parë të dalin me rezultatet, ato të cilat i kanë gjet, prezencën e qumështit pluhur se nuk ka qumësht pluhur edhe këta e dinë që nuk ka qumësht pluhur dhe analizat e qumështit Vita”, tha Kushtrim Tigani nga kompania “Vita”.
Nga Malisheva këtu kishte ardhur edhe fermeri, Riza Morian, të cilit tash e disa ditë nuk ka ku të dërgoj 1500 litra qumësht.
“Dihet qartë se këta e kanë bllokuar prodhuesin Vita na nuk kemi ku e dorëzojmë qumështin, kështu janë tu lu me djersën tonë dhe mundin tonë. Aty bëhet mundi i madh unë me 24 anëtar jam i përkushtuar rreth fermës”, u shpreh fermeri Riza Morina.
Pasi protesta përfundoi, përfaqësuesit e kësaj proteste u thirrën në takim nga ministri Armend Muaj.
Diskutimet e tyre të cilat zgjatën rreth tre orë, arritën një marrëveshje.
“Pas një diskutimi të gjatë mes prodhuesve dhe përpunuesve, në këtë rast edhe me qumështoren ‘Vita’ dhe ministrin, të gjithë akterët u zotuan që Ministria, përmes AUV-it, në një afat sa më të shpejtë do të dalë me rezultatet nga mostrat e marra. U tha se arsyeja e vonesës së rezultateve lidhet me procesin e analizave dhe se nuk është çështje vetëm e qumështores ‘Vita’, por janë marrë mostra edhe nga qumështore të tjera. Nga ‘Vita’ u zotua se nga sonte do të fillojë grumbullimi i qumështit nga fermerët, për arsye të korrektësisë dhe si pjesë e marrëveshjes së përkohshme”, tha Krasniqi.
E qumështi i cili u hodh në rrugë pas disa orë u pastrua me uji.






