TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Traktor në rrugë, qumështi para ministrisë, krejt çka ndodhi në protestën fermerëve që përfundoi me marrëveshje

Para Ministrisë së Bujqësisë fermerët të cilët merren me prodhimin e qumështit protestuan në kërkim të publikimi të rezultateve të inspektimeve të kompanisë Vita. Madje në shenjë revolte aty u hodh edhe qumështi. Mirëpo pas disa orësh diskutime me ministrin Muja ata arritën një marrëveshje të përkohshme.

by Doresa Geci
55 minuta ago
0 0
A A

Me traktor, cisterna e mjeta tjera bujqësore nga qytete të ndryshme erdhën para ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë.

Fermer të cilët merren me prodhimin e qumështit u mblodhën mesditën e së hënës këtu.

Meqenëqë produkti të cilën ata e shesin iu mbeti që disa ditë në shtëpi ata vendosën që një pjesë ta hedhin para kësaj ministri.

E gjithë kjo në shenjë revolte pasi kompania e qumështi “Vita” vendosi të mos merr qumështin atyre pas inspektimeve që iu bënë.

Qumështin e tyre madje e derdhën edhe në dritaret e kësaj ministrie.

“Lopët nuk janë çezme nuk mundemi sot të ndalim të mos prodhojmë të presim deri në momentin që ato të fillojnë të prodhojnë, shumica e këtyre fermerëve që i shini më këto mjete bujqësore janë të zhytur në kredi të cilët çdo muaj duhet të paguajnë. Andaj mos të luajnë me dinjitete, kërkojmë urgjent takim”, tha Fidan Krasniqi nga Shoqata e Fermerëve të Qumështorëve.
E nga këtu ata kërkuan që Inspektorati të publikojë rezultatet e inspektimeve në fabrikën e Vitës.

I bëjë thirrje Ministrisë që sa më parë të dalin me rezultatet, ato të cilat i kanë gjet, prezencën e qumështit pluhur se nuk ka qumësht pluhur edhe këta e dinë që nuk ka qumësht pluhur dhe analizat e qumështit Vita”, tha Kushtrim Tigani nga kompania “Vita”.

Nga Malisheva këtu kishte ardhur edhe fermeri, Riza Morian, të cilit tash e disa ditë nuk ka ku të dërgoj 1500 litra qumësht.

“Dihet qartë se këta e kanë bllokuar prodhuesin Vita na nuk kemi ku e dorëzojmë qumështin, kështu janë tu lu me djersën tonë dhe mundin tonë. Aty bëhet mundi i madh unë me 24 anëtar jam i përkushtuar rreth fermës”, u shpreh fermeri Riza Morina.

Pasi protesta përfundoi, përfaqësuesit e kësaj proteste u thirrën në takim nga ministri Armend Muaj.

Diskutimet e tyre të cilat zgjatën rreth tre orë, arritën një marrëveshje.

“Pas një diskutimi të gjatë mes prodhuesve dhe përpunuesve, në këtë rast edhe me qumështoren ‘Vita’ dhe ministrin, të gjithë akterët u zotuan që Ministria, përmes AUV-it, në një afat sa më të shpejtë do të dalë me rezultatet nga mostrat e marra. U tha se arsyeja e vonesës së rezultateve lidhet me procesin e analizave dhe se nuk është çështje vetëm e qumështores ‘Vita’, por janë marrë mostra edhe nga qumështore të tjera. Nga ‘Vita’ u zotua se nga sonte do të fillojë grumbullimi i qumështit nga fermerët, për arsye të korrektësisë dhe si pjesë e marrëveshjes së përkohshme”, tha Krasniqi.

E qumështi i cili u hodh në rrugë pas disa orë u pastrua me uji.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kulla: Abdul Kadër Arnauti me origjinë nga Kosova, një nga personalitet më të mëdha në Lindjen e Mesme

Kulla: Abdul Kadër Arnauti me origjinë nga Kosova, një nga personalitet më të mëdha në Lindjen e Mesme

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

AUV reagon pas njoftimit të qumështores “Vita”: Analizat mostrave të marra janë ende në përpunim

Rrahja e të moshuarës në Pejë – Dënohet Aurona Pelaj, lirohen dy infermieret tjera

Rrahja e të moshuarës në Pejë – Dënohet Aurona Pelaj, lirohen dy infermieret tjera

Osmani thotë se s’është deponuar asnjë nënshkrim për dorëheqjen e Abdixhikut

Osmani thotë se s’është deponuar asnjë nënshkrim për dorëheqjen e Abdixhikut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën