TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ky është vendi ku humbi jetën 69-vjeçarja pas aksidentit – aktivizohet Ministria e Infrastrukturës

Personi i cili u aksidentuar të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova” vazhdon të marr trajtim në QKUK ndonëse gjendja e tij është stabile. E të hënë, nga Ministria e Infrastrukturës njoftuan se është OSHP ka shqyrtuar ankesën e tenderit për sanimin e skarpateve në këtë autostrade kësisoj edhe janë nënshkruar kontrata për realizimin e punimeve.

by Doresa Geci
2 muaj ago
1 0
A A

Të dielën, po udhëtonin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Por, një aksident që ndodhi pikërisht në këtë vend, rezultoi fatal për një 69-vjeçare.

E moshuara ndërroi jetë pasi nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Ndërsa më lëndime të rënda, përfundoi burri i saj, i cili në ato momente po e drejtonte makinën.

E gjendja e këtij të fundit, një ditë pas aksidentit, është stabile.

“Pacienti pas ekzaminimeve laboratorike dhe radiologjike është dashur të nënshtrohet një intervenimi kirurgjik i cili është kryer në sallën e operacionit të Qendrës Emergjente edhe pas intervenimit kirurgjik është sjellë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në Mjekimin intensiv Qendror. Pacienti e ka kaluar natën në MIQ, në gjendje stabile sa përket parametrave vital dhe sot është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në Klinikën e Kirurgjisë Maksilofacial”, ka thënë Ukaj.

E deri te aksidenti, sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se erdhi kur vozitësi e humbi kontrollin dhe u përplas me dheun që kishte rënë në autostradë.

Por, ky nuk është aksidenti i parë me fatalitet në këtë segment.

Në dhjetor të vitit 2025, dy gra të cilat ishin duke ardhur nga Shqipëria pësuan aksident tragjik në segmentin Suharekë- Prizen.

E ky aksident, duket se e vuri në lëvizje Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit.

Këta të fundit pasditen e së hënës, njoftuan se është nënshkruar kontratat për sanimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”

“Pas përfundimit të procedurave dhe shqyrtimit të ankesës nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka nënshkruar të premtën kontratat për realizimin e punimeve për sanimin e skarpateve në autoudhën R7 “Ibrahim Rugova”. Projekti përfshin ndërhyrje në tri lokacione të ndryshme përgjatë autoudhës:

Loti 1 – Sanimi i rrëshqitjes në km 72.4, me vlerë 2,087,952.94 €

Loti 2 – Sanimi i rrëshqitjeve në km 69.1 dhe 63.4, me vlerë 1,187,080.09 €

Loti 3 – Sanimi i rrëshqitjes në km 44.0, me vlerë 1,398,964.85 €

Vlera totale e projektit arrin në 4,673,997.88 euro”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Ndryshe, nga kjo Ministri kanë shtuar se  procedurat për projektin përkatës kanë qenë në shqyrtim në OSHP dhe Ministria nuk ka asnjë mundësi ligjore të ndikojë në procesin e vendimmarrjes

ShareTweet

Postime të ngjashme

30 ditë paraburgim për Igor Markoviqin, kërkohet drejtësi për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë

30 ditë paraburgim për Igor Markoviqin, kërkohet drejtësi për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë

Çfarë nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Çfarë nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Kurti e Abdixhiku paralajmërojnë takime të reja – pas diskutimeve të brendshme, priten emra konkretë për Presidentin

Kurti e Abdixhiku paralajmërojnë takime të reja – pas diskutimeve të brendshme, priten emra konkretë për Presidentin

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ka vullnet të dyanshëm për profilin e presidentit të ardhshëm

PDK paralajmëron hapa për mbrojtjen e kushtetutshmërisë në Kosovë

Kurti: Pashë vullnetin e LDK-së që vendit t’i japim një president të ri

Kurti: Pashë vullnetin e LDK-së që vendit t’i japim një president të ri

Rizvanolli jep detaje për marrëveshjen e eksportit të thëngjillit me Maqedoninë e Veriut

Rizvanolli jep detaje për marrëveshjen e eksportit të thëngjillit me Maqedoninë e Veriut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën