Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datat 10 dhe 11 maj.
Sipas vendimit të MINTI-t, çmimi maksimal i naftës është caktuar 1.61 euro për litër.
Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim prej 1.50 euro për litër, ndërsa gazi me 0.79 euro për litër.







