TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abdixhiku: Vetëvendosje sonte inicioi përmbysjen e rendit kushtetues dhe demokratik të Kosovës

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Abdixhiku: Vetëvendosje sonte inicioi përmbysjen e rendit kushtetues dhe demokratik të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje, përmes seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, ka iniciuar përmbysjen e rendit kushtetues dhe demokratik të Kosovës.

Ai e ka cilësuar këtë si sabotim të Kushtetutës dhe institucioneve të vendit, duke shtuar se përgjegjësia bie mbi ata që, sipas tij, tentuan një veprim të tillë.
Sipas Abdixhikut, LDK-ja do të vazhdojë ta mbrojë rendin kushtetues me çdo mjet.

“Sonte, pas dy seancash, është një natë e rëndë për Republikën e Kosovës, meqenëse Lëvizja Vetëvendosje inicioi përmbysjen e rendit kushtetues dhe rendit demokratik. Një rast i paprecedent, një dhunim kushtetues për shtetin tonë të ri. Ky sabotim i kushtetutës, i institucioneve të Republikës, ka përgjegjësi të lartë dhe këtë përgjegjësi të lartë do ta mbajnë ata që tentuan dhe iniciuan përmbysjen e tillë. LDK-ja analizon dhe vlerëson edhe vazhdon ta mbrojë idenë e saj, meqenëse kurrë nuk e kemi pranuar këtë sforcim të rregullit minimal, është rasti i paprecedent siç ka qenë edhe herën e kaluar seanca e 5 prillit. Si të tillë e dënojmë dhe natyrisht do ta mbrojmë me çdo mjet, çdo kënd, meqenëse kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe vetë Republika e Kosovës është e panegociueshme në këtë pikë”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka theksuar se qëndrimi i LDK-së mbetet i pandryshueshëm, duke përsëritur se zgjedhja e Presidentit duhet të bëhet përmes një marrëveshjeje politike dhe jo përmes veprimeve të njëanshme.

Sipas Abdixhikut, veprime të tilla monopartiake nuk i shërbejnë demokracisë dhe mund ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja, për shkak të mungesës së kompromisit politik.

“Natyrisht që ju e dini tashmë qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është i pandryshueshëm, është konsistent që nga dita e parë deri tani. Madje Lëvizja Vetëvendosje është zotuar që nga takimi i parë që nuk do të ketë kandidatura të imponuara siç i kemi pasur katër kandidatura deri tani. LDK-ja ka bërë thirrje, përsërit thirrje vazhdimisht, që e vetmja mënyrë për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Republikës së Kosovës është nëpërmjet një marrëveshjeje politike. Dhe për këtë marrëveshje politike kemi pasur një propozim, kemi pasur një zotim, kemi pasur një qëndrim, të cilin Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka konsideruar të denjë ta respektojë. Prandaj, këto janë veprime shpërfillëse, monopartiake, që nuk i shërbejnë demokracisë, nuk janë të denja për Republikën e Kosovës dhe po na dërgojnë drejt zgjedhjeve të reja të radhës, për shkak se një parti politike nuk e kupton kompromisin”, është shprehur Abdixhiku./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet në Fushë Kosovë një shtetas gjerman i kërkuar nga INTERPOL për rrëmbim të një fëmije

Arrestohet në Fushë Kosovë një shtetas gjerman i kërkuar nga INTERPOL për rrëmbim të një fëmije

Nis zyrtarisht pranimi i mbeturinave nga qytetarët në katër deponi sanitare të KMDK-së

Nis zyrtarisht pranimi i mbeturinave nga qytetarët në katër deponi sanitare të KMDK-së

Në Bruksel, Llugaliu diskuton politikat doganore dhe lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare

Në Bruksel, Llugaliu diskuton politikat doganore dhe lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare

KFOR pajis me mjete zjarrfikësit në Klinë, rriten kapacitetet për reagim në emergjenca

KFOR pajis me mjete zjarrfikësit në Klinë, rriten kapacitetet për reagim në emergjenca

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”

Arrestohet në Fushë Kosovë një shtetas gjerman i kërkuar nga INTERPOL për rrëmbim të një fëmije

Arrestohet në Fushë Kosovë një shtetas gjerman i kërkuar nga INTERPOL për rrëmbim të një fëmije

Nis zyrtarisht pranimi i mbeturinave nga qytetarët në katër deponi sanitare të KMDK-së

Nis zyrtarisht pranimi i mbeturinave nga qytetarët në katër deponi sanitare të KMDK-së

Si ta eliminoni grisjen e shpeshtë të getave, një truk i thjeshtë

Si ta eliminoni grisjen e shpeshtë të getave, një truk i thjeshtë

Rreziqet shëndetësore të nxehtësisë ekstreme

Rreziqet shëndetësore të nxehtësisë ekstreme

Zjarri përfshin periferinë e Vlorës, flakët rrezikojnë banesat

Zjarri përfshin periferinë e Vlorës, flakët rrezikojnë banesat

Në Bruksel, Llugaliu diskuton politikat doganore dhe lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare

Në Bruksel, Llugaliu diskuton politikat doganore dhe lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën