Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur dy anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor të Kosovës me mandat pesëvjeçar.
Të përzgjedhurit për këtë pozitë janë Bashkim Hyseni dhe Ivana Milenkoviq, të cilët u votuan nga deputetët në seancën e sotme parlamentare.
Ndërkohë, për pozitën e një përfaqësuesi nga komuniteti serb nuk është arritur zgjedhja, prandaj Kuvendi ka bërë të ditur se për këtë vend do të shpallet konkurs i ri.







