TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministria e Mjedisit prezanton planin katërvjeçar: Reforma ligjore, zero tolerancë ndaj degradimit

by teve1
3 orë ago
0
A A
Ministria e Mjedisit prezanton planin katërvjeçar: Reforma ligjore, zero tolerancë ndaj degradimit

Ministrja e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, prezantoi sot planin trevjeçar të institucionit që drejton, duke vënë theksin te mbrojtja e natyrës, luftimi i ndotjes dhe përfshirja e qytetarëve në këtë proces.

Në konferencë për media, Pacolli paraqiti pesë shtyllat kryesore të programit, ndërsa theksoi se reformat do të prekin si aspektin ligjor, ashtu edhe zbatimin në terren.

Si shtyllë e parë e këtij planprogrami, sipas Pacollit, është reforma ligjore.

“Shtylla e parë është reforma ligjore, institucionale dhe transparenca. Kemi filluar me reformimin e thellë të legjislacionit, dje vetëm dje u miratuan dy ligje tepër të rëndësishme, pra ligji për financimin e resurseve ujore dhe ligji për banimin e përballueshëm. Fokusimi ynë do të jetë të vijojë me projektet e mbrojtjes së natyrës, mbeturinat, projektet për mbeturinat, inspektoratin e mjedisit dhe menaxhimin e resurseve ujore”, tha ajo.

Ministrja tha se kanë kryer inspektime në të gjitha hidrocentralet funksionale. Ajo tha se përveç gjobave, do të merret vendimi edhe për procedurat e ndërprerjes së të drejtës ujore për të gjithë operatorët e hidrocentraleve, të cilët brenda 30 ditëve nuk arrijnë të dëshmojnë instalimin dhe funksionimin e pajisjeve ujëmatëse në përputhje me rregulloren në fuqi.

“Shtylla e dytë zero tolerancë ndaj degradimit. Mbrojtja e natyrës është prioritet absolut, prandaj kemi marrë vendime urgjente si inspektimi i jashtëzakonshëm i të gjitha hidrocentraleve, ndalimin e ndërtimeve në zona strikte të parqeve kombëtare dhe rikthimi i rrjedhës së lirë të lumenjve. Kemi pezulluar punimet me beton në shtratet e lumenjve dhe kemi obliguar gurthyesit t’u nënshtrohen verifikimit. Në kuadër të inspektoratit të mjedisit do të krijojmë inspektoratin digjital, që nënkupton se do të krijojmë një sistem monitorimi përmes të cilit do të parandalojmë krimin mjedisor. Kjo nënkupton që ministria do të ketë një sallë monitoruese, e cila monitoron tërë territorin e Kosovës 24/7 përmes pajisjeve më të avancuara teknologjike”, u shpreh ajo.

Ajo shton se lidhur me vendimin për obligimin e operatorëve ekonomikë që ushtrojnë veprimtarinë e gurthyesve në territorin e Republikës së Kosovës kanë kërkuar që t’i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe deri më tani kanë pranuar 200 dosje.

Kjo ministri tashmë ka themeluar edhe Komisionin për trajtimin e tyre dhe kanë ftuar shoqërinë civile për ta monitoruar procesin.

“Shtylla tjetër që kemi është shtylla gjithëpërfshirje qytetare në mbrojtje të natyrës. Në Ditën e Tokës themeluam Gardën për mbrojtjen e natyrës, e cila tashmë në radhët e saj ka rreth 100 gardianë. Shtylla e katërt është shtylla për uljen e ndotjes nga industria. Kur flasim për mjedisin gjëja e parë që vjen ndërmend është cilësia e ajrit që thithim, uji që pimë dhe tokës, ku mbjellim, tokës ku mbjellim ushqimin tonë”, tha ajo.

Duke folur për bashkëpunimin ndërinstitucional, Pacolli theksoi se do të ketë koordinim të plotë me ministritë relevante për adresimin e ndotjes nga sektorë të ndryshëm, përfshirë energjinë, industrinë dhe transportin.

“Me Ministrinë e Ekonomisë do të kemi koordinim të plotë në adresimin e ndotjes së shkaktuar nga ndërmarrjet publike si KEK-u, Trepça, minierat e Artanës e të tjera, të cilat ndotin ajrin, ujin dhe tokën tonë. Muajin e kaluar e kemi nënshkruar edhe fillimin e projektit 12 milionësh për trajtimin e derdhjeve që bëhen në KEK. Me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit veçse kemi filluar bashkëpunimin në adresimin e ndotjes që vjen nga infrastruktura dhe transporti. Edhe me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë kemi filluar koordinimin në inicimin e projekteve dhe hartimin e masave në mbështetjen që do ta kemi për industritë private në mënyrë që të ulim ndotjen që vjen nga industria private”, tha Pacolli.

Një tjetër fokus i planit është edhe restaurimi i natyrës dhe revitalizimi i ekosistemeve, ku sipas ministres do të ndalohen ndërhyrjet që dëmtojnë lumenjtë dhe do të ndërmerren projekte për mbrojtjen e biodiversitetit.

Në këtë konferencë foli edhe zëvendësministri Avni Zogiani, i cili theksoi se korniza ligjore në fushën e ujërave po forcohet dhe se projektet infrastrukturore, përfshirë ndërtimin e digave, janë në faza të ndryshme zhvillimi.

“Për sa i përket infrastrukturës ligjore ose kornizës ligjore, ne aktualisht tashmë e kemi një ligj të ri i cili për herë të parë rregullon fushën e financimit në fushë të ujërave, të resurseve ujore, i cili do të heqë disa dilema të cilat në të kaluarën kanë shkaktuar shumë probleme, sidomos në procesin e dhënies së të drejtave për shfrytëzimin e ujërave. Në anën tjetër, kemi në proces edhe shumë shpejt besojmë që do të jetë edhe ky ligj i aplikueshëm, ligji për menaxhimin e resurseve ujore, i cili ligj bën po ashtu qartësimin e disa aspekteve, përkatësisht disa procedurave të cilat do të ndiqen për të marrë një të drejtë ujore”, tha ai.

Zoginai tha se kanë menduar që të ketë diga, të cilat do të mundësojnë akumulimin e ujërave dhe pastaj përdorimin e tyre, sidomos për pirje dhe ujitje, por edhe në disa raste edhe për prodhimin e energjisë.

Ndërsa për sa i përket mbeturinave, ai tha se kanë ndarë buxhet që të angazhojnë kapacitete, natyrisht operatorë private, të cilët do të merreshin me pastrimin e hapësirave jashtë kufijve të vendbanimeve.

“Kemi menduar që mund të operojmë në atë mënyrë që të angazhojmë kapacitete për të pastruar ato ambiente të cilat nuk arrihen nga këto kompani rajonale dhe lokale të pastrimit. Kjo është domethënë dy paralele, ndërtimi, vazhdimi i ndërtimit të një sistemi funksional për menaxhimin e mbeturinave, por edhe intervenimin direkt aty ku është e mundshme dhe aty ku është gjendja e keqe në mënyrë që të reduktojmë sa të jetë e mundshme këto deponi ilegale të mbeturinave”, u shpreh Zogiani.

Ministrja Pacolli njoftoj se shumë shpejt do ta ketë edhe një konferencë për media, ku do të shpalosin politikat sa i përket planifikimit hapësinor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përplasje në Kuvend e debat i ashpër – PDK sfidon Kurtin me pyetje për Hagën dhe RTK-në

Përplasje në Kuvend e debat i ashpër – PDK sfidon Kurtin me pyetje për Hagën dhe RTK-në

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet 24-vjeçari i kërkuar për dhunim në Ferizaj, dërgohet në vuajtje të dënimit 2 vjet e gjysmë

Burgim i përjetshëm për dy terroristë të “Banjskës”, i treti me 30 vite

Burgim i përjetshëm për dy terroristë të “Banjskës”, i treti me 30 vite

Nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Vjetër të Orllanit, projekt me vlerë rreth 500 mijë euro

Nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Vjetër të Orllanit, projekt me vlerë rreth 500 mijë euro

Përplasje në Kuvend e debat i ashpër – PDK sfidon Kurtin me pyetje për Hagën dhe RTK-në

Përplasje në Kuvend e debat i ashpër – PDK sfidon Kurtin me pyetje për Hagën dhe RTK-në

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet 24-vjeçari i kërkuar për dhunim në Ferizaj, dërgohet në vuajtje të dënimit 2 vjet e gjysmë

Burgim i përjetshëm për dy terroristë të “Banjskës”, i treti me 30 vite

Burgim i përjetshëm për dy terroristë të “Banjskës”, i treti me 30 vite

Nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Vjetër të Orllanit, projekt me vlerë rreth 500 mijë euro

Nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Vjetër të Orllanit, projekt me vlerë rreth 500 mijë euro

Kuvendi i Kosovës zgjedh anëtarët e Bordit të RTK-së

Kuvendi i Kosovës zgjedh anëtarët e Bordit të RTK-së

Çollaku: Garnitura politike e papërgjegjshme, vendi po thellohet në ngërç

Çollaku: Garnitura politike e papërgjegjshme, vendi po thellohet në ngërç

Familjari i Afrim Bunjakut: Drejtësia do të jetë e plotë vetëm kur të gjithë përgjegjësit të dënohen

Familjari i Afrim Bunjakut: Drejtësia do të jetë e plotë vetëm kur të gjithë përgjegjësit të dënohen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën