TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Institucionet dështuan në trajtimin e rastit të pesëvjeçarit nga Lipjani, ende asnjë masë konkrete

by teve1
3 orë ago
0
A A
Institucionet dështuan në trajtimin e rastit të pesëvjeçarit nga Lipjani, ende asnjë masë konkrete

Raporti final për trajtimin e rastit të pesëvjeçarit nga Janjeva e Lipjanit ka konstatuar se institucionet dështuan në parandalim.

Ani pse Ministri për Punë dhe Familje, Andin Hoti pati paralajmëruar masa ndëshkuese, ende nuk janë ndërmarrë veprime.

Javën e kaluar, Divizioni për Inspektim të Shërbimeve Sociale dhe Familjare ka nxjerrë raport me të gjetura me përfundime dhe rekomandime për këtë rast.

Komunës së Lipjanit i është rekomanduar që të marrë masa disiplinore ndaj zyrtarëve përgjegjës të QPS-së.

“Nga raporti me të gjeturat dhe rekomandimet për ndërmarrjen e veprimeve disiplinore ndaj zyrtarëve përgjegjës të QPS-së, si dhe në përputhje me ligjin përkatës për zyrtarët publik, me datë 16.04.2026 i është dorëzuar Komunës së Lipjanit rekomandimi”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë për Punë dhe Familje.

KosovaPress ka kontaktuar drejtorin e Shëndetësisë në Komunën e Lipjanit, Shkelzen Hajdini, i cili nuk bëri të ditur që kanë ndërmarrë ndonjë masë.

“Nuk janë proceduar masat, ende janë duke u proceduar. Është proceduar raporti, e kemi pranuar raportin dhe kemi vazhduar tutje me procedurat. Nuk mundem më shumë me fol”, tha ai shkurt.

Edhe drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale në Lipjan, Makfirete Shamolli ka hezituar të flas, duke thënë “jo, unë nuk kam marrë raportin”.

Ministri për Punë dhe Familje, Andin Hoti pati paralajmëruar se do të ftohet edhe grupi ndërministror.

Edhe përmes përgjigjesh me shkrim, bëhet e ditur se më 16 prill i është dërguar letër ministres me propozim për takim të këtij grupi.

“Në përputhje me rekomandimet e raportit të Inspektimit të rastit dhe dispozitave ligjore të aplikueshme për rolin dhe përgjegjësinë e Koordinatores Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore, Grupit Koordinues Ndërministror për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Ministri Hoti i ka dërguar letër Ministres znj. Donika Gërvalla me propozimin për takim të Grupit Koordinues Ndërministror për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, më datë 16.04.2026”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

Po ashtu, është bërë e ditur se Ministria për Punë u ka dërguar komunave letër me shkrim me sugjerime për ndërmarrjen e veprimeve “që do të kontribuonin në rritjen e kapaciteteve të Qendrës për Punë Sociale dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve”.

Një muaj më parë, ngjarja e pesëvjeçarit e ka tronditur vendin.

Për shkak të keqtrajtimit nga prindërit, ai mori trajtim mjekësor në Kujdesin Intensiv Pediatrik.

Dy prindërit ndodhen në paraburgim.

KP e ka pyetur Ministrinë edhe se ku ndodhet fëmija pas lirimit nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).

Kjo e fundit pati thënë se pesëvjeçari është marrë nga Qendra për Punë Sociale të Gjakovës.

Ministria për Familje nuk ka treguar se në cilën qendër ndodhet, përveç që ka theksuar se “Familja është në mbrojtje të Qendrës për Punë Sociale, është i vendosur në strehim dhe është në përkujdesje institucionale të QPS-së”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Humbje kombëtare, akademikët vlerësojnë trashëgiminë e Rexhep Qosjes

Humbje kombëtare, akademikët vlerësojnë trashëgiminë e Rexhep Qosjes

Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne

Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne

Musliu-Shoshi ngre shqetësim për shkelje të të drejtave të njeriut të katërshes së UÇK-së në Hagë

Musliu-Shoshi ngre shqetësim për shkelje të të drejtave të njeriut të katërshes së UÇK-së në Hagë

Hoti: Ligji për vlerat e luftës do të procedohet javën e ardhshme në Qeveri për miratim

Hendboll, vikendi i Kupës zhvillohet në Ferizaj, Kastrioti – Rahoveci, finale para finales

Hendboll, vikendi i Kupës zhvillohet në Ferizaj, Kastrioti – Rahoveci, finale para finales

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor

Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne

Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne

Musliu-Shoshi ngre shqetësim për shkelje të të drejtave të njeriut të katërshes së UÇK-së në Hagë

Musliu-Shoshi ngre shqetësim për shkelje të të drejtave të njeriut të katërshes së UÇK-së në Hagë

Hoti: Ligji për vlerat e luftës do të procedohet javën e ardhshme në Qeveri për miratim

Hoti: Ligji për vlerat e luftës do të procedohet javën e ardhshme në Qeveri për miratim

Arrestohet një i dyshuari për fajde – aksioni i Policisë çon në gjetjen e disa armëve të tij

Arrestohet një i dyshuari për fajde – aksioni i Policisë çon në gjetjen e disa armëve të tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën