TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ipeshkvi Dodë Gjergji: Nuk duhet të nxisim përçarje dhe urrejtje ndërfetare

by Tëvë1
3 orë ago
0
A A
Ipeshkvi Dodë Gjergji: Nuk duhet të nxisim përçarje dhe urrejtje ndërfetare

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka deklaruar se në shoqëri nuk duhet të nxitet përçarja apo urrejtja në baza fetare, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe bashkëjetesës ndërfetare.

Ai i bëri këto deklarata në kuadër të tryezës “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore”, e organizuar nga Fondacioni “Drita” dhe e mbështetur nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK).

“Unë nuk jam këtu për të vlerësuar, por duhet të vlerësoj në të vërtetë Fondacionin ‘Drita’ që e ka marrë këtë iniciativë dhe BIK-un që është mirëpritës për punën dhe organizimin, si dhe për mundësinë shumë të madhe që të rrimë së bashku, të diskutojmë dhe të dëgjojmë njëri-tjetrin. Ta gëzojmë një ditë së bashku, më bukur nuk ka ku shkon,” ka thënë Gjergji.

Ai shtoi se Kosova mund të shërbejë si shembull i bashkëjetesës ndërfetare për të tjerët.

“Ne jemi të vegjël për t’u bërë mësues të të tjerëve, por sigurisht të tjerët, duke na parë ne, mund të marrin një shembull shumë të bukur dhe një mënyrë se si fetë e ndryshme mund të jetojnë në paqe dhe dashuri me njëra-tjetrën, pa ndonjë rend të veçantë dhe pa u sforcuar,” u shpreh ai.

Gjergji theksoi se liria e besimit duhet të respektohet, por jo të keqpërdoret për nxitje të urrejtjes.

“Ne tani e gëzojmë lirinë dhe çdo individ ka të drejtë të përcaktohet aq sa e mbush shpirtin e tij dhe duhet t’ia njohim lirinë njëri-tjetrit, por nuk duhet ta përdorim këtë liri për të nxitur urrejtje dhe mllef ndaj atyre që mendojnë ndryshe apo që nuk janë të gatshëm të bëjnë zgjedhjen që e ka bërë dikush tjetër. Është e drejtë jonë të themi se ajo që po bëhet është gabim, por nuk duhet të nxisim përçarje,” tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Një punëtor bie nga kati i dytë i një objekti ndërtimi në Ferizaj, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Kuvendi e kalon në parim projektligjin për Byronë Shtetërore

Kuvendi e kalon në parim projektligjin për Byronë Shtetërore

Rudina Jasini largohet nga ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit

Rudina Jasini largohet nga ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit

Aktakuzë për kanosje ndaj një burri në Shtërpcë

Kërkohet paraburgim për policin në Shtërpcë, dyshohet për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm“

Akil Gjakova përfundon i 5-ti në Kampionatin Evropian për Senior 2026

Akil Gjakova përfundon i 5-ti në Kampionatin Evropian për Senior 2026

Rudina Jasini largohet nga ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit

Rudina Jasini largohet nga ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit

Indonezi, 8 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit

Indonezi, 8 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit

Aktakuzë për kanosje ndaj një burri në Shtërpcë

Kërkohet paraburgim për policin në Shtërpcë, dyshohet për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm“

Nufi për forcat ushtarake Shqipëri – Kosovë në Gaza: Akoma po shqyrtojmë

Nufi për forcat ushtarake Shqipëri – Kosovë në Gaza: Akoma po shqyrtojmë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën