TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sot në Kosovë 1 litër naftë 1 euro e 82 cent – Qeverisë i kërkohet të ndërhyj

Çmimet e naftës në Kosovë po vazhdojnë të shënojnë rritje. Sot këto çmime arritën deri në 1 euro e 82 cent. Shtetit po i kërkohet që të ndërhyj.

by Doresa Geci
3 orë ago
0 0
A A

Një litër naftë në këtë pikë të derivateve u shit  1 euro e 76 cent.

Por diku tjetër çmimi i një litre të naftës mbërriti edhe në 1 euro e 82 cent.

E shtrenjtimi i këtyre lëndëve djegëse ka rënduar jetesën qytetarëve.

Ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve të shtetit.

“Normal që na ndikojnë këto çmime duke pas parasysh pagat të cilat i kemi dhe kushteve të cilat i kemi çmimi i naftës është shumë shumë i lartë. Para dy ditëve ka qenë 1.75 cent e tash e 1.82 cent. Qeveria nuk është duke ndërmarrë asnjë  masë psh në Maqedoni 1,20 cent nuk është më shtrejt”, ka thënë Shala.

“Duhet me ndërhy që nafta me zbritë se më herët ja ke qit 10 euro dhe ke pas mundësi me lëvizë nëpër Prishtinë e tash 20 euro -30 euro po shkojnë sahora”, u shpreh Karaqica.

Profesori i ekonomisë, Remzi Smajli e sheh të paarsyeshëm mos reagimin e institucioneve në uljen e këtyre çmimeve.

Sipas tij, Qeveria mund të ndërmarrë disa masa përveç uljes së TVSH-së dhe uljes se akcizës.

“Masat tjera të cilat Qeveria duhet të marr janë edhe subvencionimi i çmimit të naftës  qoftë nga qytetarët drejtpërdrejtë apo edhe përmes konsumatorin e fundit sepse edhe firmat janë konsumator të fundit  dhe masa të tjera që munden me shku deri tek tatimi i sheshtë në atë kuptimin e subvencionimit të tvsh-së për firmat nëse firmat do të ulshin çmimet”, theksoj Smajli.

Profesor Smajli thotë se largimi i TVSH-së dhe i akcizës  do të ndikonte automatikisht në uljen e çmimin deri në 1.30 cent.

Nga Shoqata e Nafterarëve kanë treguar mundësit e lirimit të çmimit të naftës.

“Kur ka filluar lufta në Ukrainë, çmimet kanë qenë më të larta. Megjithatë, qytetarët tanë po furnizohen me çmime më të lira krahasuar me rajonin. Nuk mund të paragjykoj se çfarë çmimesh do të kemi në ditët në vijim, pasi ka lëvizje të mëdha në bursë dhe në tregjet ndërkombëtare. Çmimet sot me pakicë sillen përafërsisht: Dizeli: 1.74€ – 1.82€  Benzina: 1.40€ – 1.44€ Çmimi furnizues me shumicë të premten ka qenë 1.74€. Çmimet pritet të ulen pasi të përfundojë lufta në Iran”, ka thënë Berjani.

Propozimet për heqjen e TVSH-së dhe të akcizës, kryeministri Kurti i konsideroi si jo të menduara mirë dhe se nuk bazohen nga përvoja të suksesshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova kërcënon Turqinë, shtylla aleati i tyre

Kosova kërcënon Turqinë, shtylla aleati i tyre

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Konfiskohen dy armë zjarri për sulm dhe kanosje në Kaçanik

Fluks i madh sot në kufirin Kosovë–Shqipëri për ndeshjen vendimtare të Kosovës

Fluks i madh sot në kufirin Kosovë–Shqipëri për ndeshjen vendimtare të Kosovës

Dy tifozë anglezë të pasionuar me “Dardanët” nuk mungojnë as sot, flasin për Tëvë 1

Dy tifozë anglezë të pasionuar me “Dardanët” nuk mungojnë as sot, flasin për Tëvë 1

Ismaili: Investimet e huaja direkte në Kosovë mund të kalojnë rekordin prej 1 miliard eurosh të vitit 2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 31.03.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 31.03.2026

Fluks i madh sot në kufirin Kosovë–Shqipëri për ndeshjen vendimtare të Kosovës

Fluks i madh sot në kufirin Kosovë–Shqipëri për ndeshjen vendimtare të Kosovës

Dy tifozë anglezë të pasionuar me “Dardanët” nuk mungojnë as sot, flasin për Tëvë 1

Dy tifozë anglezë të pasionuar me “Dardanët” nuk mungojnë as sot, flasin për Tëvë 1

Krasniqi publikon foto me Thaçin e Vokrrin: Sonte luajmë për ëndrrën e madhe amerikane

Krasniqi publikon foto me Thaçin e Vokrrin: Sonte luajmë për ëndrrën e madhe amerikane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën