TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​“Rritja e çmimeve të derivateve e pashmangshme”, Kusari-Lila tregon kur pritet stabilizimi

by Tëvë1
4 muaj ago
2
A A
Kusari-Lila: Gjykata Kushtetuese la paqartësi, VV nuk e voton kandidatin e Listës Serbe për nënkryetar

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se rritja e çmimeve të derivateve në Kosovë është e pashmangshme, pasi vendi është importues dhe ndikohet drejtpërdrejt nga zhvillimet globale, veçanërisht nga situata në Lindjen e Mesme. Ndërsa ka thënë se ka pasur dy kompani që kanë shkelur vendimin e MINT, raporton KosovaPress.

E, sa i përket rezervave të naftës, ministrja ka thënë se situata është stabile dhe e menaxhueshme.

Kusari-Lila shtoi se pritet një stabilizim i çmimeve në muajt në vijim, sidomos gjatë verës.

“Çmimi tavan apo marzha mbi fitimin në çmimin e naftës është bazuar në çmimin e një ditë përpara të sasive të derivateve të importuara. Përderisa ka ngritje të çmimit në derivatet e importuara, lëviz edhe çmimi brenda tregut të brendshëm. Do të thotë, një blerës me shumicë, gjegjësisht një importues me shumicë mund ta ngrit çmimin mbi çmimin e importuar vetëm 2 cent për litër. Prandaj, nëse në një ditë të caktuar, siç ka qenë dy ditë më parë, çmimi për litër të derivateve, në këtë rast të naftës, është importuar me 1 euro e 50 cent, me shumicë ajo mund të shitet më së shumti 1 euro e 52 cent. Përderisa me pakicë shtohet edhe 12 cent mbi çmimin bazë, që do të shkojë në 1 euro e 64 cent”, tha ajo.

Sa i përket rezervave të naftës, ministrja siguroi se situata është stabile dhe e menaxhueshme, duke mohuar çdo arsye për panik.

“Si informacion është informacion i cili mbetet për institucionet, por situata është stabile me rezervat mund të them. Në raport me rezervat e importuesve, gjegjësisht kompanive që merren me tregtimin e derivateve, jemi duke i përcjellë edhe rezervat. Nuk ka lëvizje, nuk ka rënie në rezervat e tyre. Do të thotë ende është situatë e menaxhueshme dhe larg situatës së panikut. Ka pasur vende, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë lëshuar një pjesë të rezervës shtetërore. Ne nuk kemi ardhur në atë pikë. Industria dhe ekonomia jonë nuk janë në atë nivel që është rrezikuar në masë të madhe. Megjithatë, më duhet të them se është e pashmangshme ndikimi i mëtejshëm i asaj se çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme me reflektimin në çmimin e derivateve”, u shpreh Kusari-Lila.

Ndërsa ka treguar kur pritet të stabilizohet çmimi i derivateve.

“Ne do ta bëjmë maksimumin edhe jemi duke e bërë të përcjellim që nuk ka, të them, fluktuim jashtë normales. Gjegjësisht masa e vendosur ka të bëjë me mbajtjen nën kontroll, por kontrolli brenda kësaj hapësire e cila po tregohet se po lëviz çmimi, por jo mbi të paimagjinueshmen ose në masë ku mund të ketë ndikim tepër serioz për të keq. Mund të shkojë edhe në një periudhë kohe deri në një stabilitet. Këtu ne nuk jemi akterë, ne jemi konsumues të rrethanave që po ndodhin atje. Por po shpresojmë që sa më parë të ketë një stabilitet. Parashihet në muajt në vijim, në veçanti në periudhën e verës, që do të ketë një stabilitet të çmimit”, tha ajo.

Ndërkohë, ministrja bëri të ditur se Inspektorati i Tregut ka identifikuar dy kompani që kanë shkelur vendimin për çmimet e derivateve.

“Po, ka pasur dy kompani që kanë shkelur vendimin tonë dhe Inspektorati më ka informuar për dy kompanitë, të cilat kanë masën e parë gjobën, masën e dytë tërheqjen e licencës. Nuk ka ardhur te masa e dytë. Do të thotë janë ndaluar tek dënimi, gjegjësisht reagimi i parë i Inspektoratit të Tregut”, nënvizoi ajo.

Ajo shtoi se çdo lëvizje në tregun e jashtëm reflektohet drejtpërdrejt në tregun e brendshëm, duke theksuar se Kosova është më e ndjeshme për shkak të mungesës së rafinerive, ndryshe nga disa vende të rajonit.

“Reagimi im ditë më parë ka qenë i bazuar mbi çmimin e cili ishte një natë më parë që është edhe i publikuar në postim. Njoftimi për kufirin maksimal të çmimit të naftës apo të benzinës, në këtë rast në përgjithësi çmimi i derivateve, për arsye se hyn edhe gazi këtu, do të jetë në 2 cent në shumicë, 12 cent në pakicë mbi çmimin me shumicë. Prandaj lëvizjet që po ndodhin janë reflektim i drejtpërdrejtë i rritjes së çmimit në tregun e jashtëm. Ne si vend importues, që nuk kemi rafineri, po ndikon shumë më shumë sesa vendet, për shembull vendet fqinje Greqia, Maqedonia e Veriut, që kanë rafineritë e naftës. Megjithatë, prapë te të gjithë është duke u reflektuar rritja e çmimit e në Kosovë po e ka ndikimin e drejtpërdrejtë”, tha ajo.

Si pasojë e luftës mes SHBA-së e Izraelit me Iranin, për më shumë se dy javë edhe çmimet e karburantëve janë shtrenjtuar në rreth 1.5 euro nafta, dhe 1.3 benzina

Tags: Cmimet e derivateveMimoza Kusari - LilaMINTTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Komuna e Prishtinës investon 333 mijë euro për Brigadën e Zjarrfikësve, shtohet një kamion i ri në flotë

Komuna e Prishtinës investon 333 mijë euro për Brigadën e Zjarrfikësve, shtohet një kamion i ri në flotë

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

QKUK: Nuk ka mungesë të oksigjenit medicinal, furnizimi po vazhdon pa ndërprerje

Shpërthen një granatë dore në Zubin Potok, dëmtohet një lokal dhe dy vetura

Gjendet një mjet i dyshuar i pashpërthyer pranë varrezave në Burincë të Gjilanit

Kurti: Beogradi po u bën trysni të tmerrshme serbëve të Kosovës që ta votojnë Listën Serbe

Kurti: Paga minimale nuk ndryshoi për më shumë se 10 vjet, ne e trefishuam

Komuna e Prishtinës investon 333 mijë euro për Brigadën e Zjarrfikësve, shtohet një kamion i ri në flotë

Komuna e Prishtinës investon 333 mijë euro për Brigadën e Zjarrfikësve, shtohet një kamion i ri në flotë

Hincapie, lojtari i dytë që përjashtohet për mbulim të gojës

Hincapie, lojtari i dytë që përjashtohet për mbulim të gojës

Rekordi i veçantë i Mbappes

Rekordi i veçantë i Mbappes

Koeman do të largohet nga Holanda

Konfirmohet largimi i Koemanit nga Holanda

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

QKUK: Nuk ka mungesë të oksigjenit medicinal, furnizimi po vazhdon pa ndërprerje

Çka ndodhë kur pini kafe në barkun bosh?

Çka ndodhë kur pini kafe në barkun bosh?

Shpërthen një granatë dore në Zubin Potok, dëmtohet një lokal dhe dy vetura

Gjendet një mjet i dyshuar i pashpërthyer pranë varrezave në Burincë të Gjilanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën