TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Miliona euro të BE-së presin formimin e institucioneve në Kosovë

Për shkak të bllokadës së institucioneve miliona euro të cilat burojnë nga marrëveshjet ndërkombëtare kanë mbetur të bllokuara. E mos ratifikimi i këtyre marrëveshjeve, sipas Odës së Afarizmit kanë edhe pasoja ekonomike.

by Doresa Geci
2 orë ago
0 0
A A

Miliona euro kanë mbetur të bllokuara në sirtarët e Kuvendit të Kosovës.

Bëhet fjalë për marrëveshjet ndërkombëtare të cilat ende nuk janë ratifikuar në Kuvend për shkak të bllokadës së krijuar prej më shumë se një viti.

Në mesin e tyre janë edhe fondet e Komisionit Evropian të destinuara për infrastrukturë dhe bizneset në Ballkanin Perëndimor, fonde të cilat javë më parë i morën shumica e vendeve të rajonit, por jo edhe Kosova.

E për këtë nga Komisioni Evropian, po presin që këto marrëveshje të ratifikohen sa më shpejtë.

“Kosova ende nuk i ka përmbushur kushtet ligjore për të marrë pagesën, pasi ende nuk i ka ratifikuar Marrëveshjet e Huasë dhe Lehtësimit. Prandaj, Kosova nuk mund të përfitojë ende nga fondet e RGF-së. Shpresojmë që kjo të zgjidhet së shpejti. Komisioni synon të  të lëshojë shumën e mbetur prej 205 milionë eurosh në fillim të këtij viti. Kjo do të lejojë rifillimin e kontraktimit të mbetur të IPA 2021 (rreth 17 milionë euro), të IPA 2022 (55.7 milionë euro) dhe kontraktimin e projekteve të WBIF (132 milionë euro) pas një marrëveshjeje mbi prioritetet e programimit për fondet e mbetura”.

E mos ratifikimi i këtyre marrëveshjeve sipas Odës së Afarizmit ka dëme të shumta ekonomike.

“Nëse sheh tani gjendja e infrastrukturës është llom, me gropa pa asnjë investim, ke telashe të shumta, në anën tjetër ke biznesin që nga kjo kish mundur të përfitojë edhe në aspektin financiar por edhe në aspektin e përvojave të ndryshme që mund të sjellin përmes ekspertëve të ndryshëm”,  tha Kushtrim Ahmeti nga Oda e Afarizmit.

Në mesin e shteteve që përfituan nga fondet e Komisionit Evropian për nxitje e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes së sektorit privat janë, Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Maqedonia e Mali i Zi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tre persona të lënduar nga një aksident në Zllakuqan të Klinës

Aksidenti në Prishtinë përfundon me rrahje, pesë të lënduar

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

​Vëllaznimi dhe Llapi barazojnë në derbin dramatik në Gjakovë

​Vëllaznimi dhe Llapi barazojnë në derbin dramatik në Gjakovë

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Për një kontroll të zemrës në QKUK, pacientët presin me muaj

Për një kontroll të zemrës në QKUK, pacientët presin me muaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën