TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Leje armësh pa prezencë e ryshfet, detaje nga arrestimi i zyrtarëve të MPB-së dhe dy punonjësve të kompanis

Dyshimet për keqpërdorime me leje të armëve, bën që sot katër persona, mes tyre dy zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të përfundojnë në pranga të policisë. Ata dyshohen për ryshfet, dhe lëshim të lejeve pa prezencë të aplikantëve.

by Doresa Geci
5 muaj ago
0 0
A A

Për disa orë, Policia e Kosovës zhvilloi një aksion në katër lokacione në Prishtinë.

Dy shtëpi dhe banesa private, një lokal afarist dhe një zyre u bastisën nga zyrtarët policor.

Kjo pasi dy zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe dy punëtor të një kompanie të armëve, dyshohet se bënë dallavere gjatë dhënies së lejeve të armëve.

Të arrestuarit dyshohet se lëshuan leje për persona të ndryshëm, pa qenë ata prezentë.

“Lidhur me rastin dyshohet se katër persona të dyshuar (nga ta tre meshkuj kosovarë dhe një femër kosovare) janë përfshirë në veprat penale të lartcekura, duke marrë ryshfet nga persona të ndryshëm të cilët janë pajisur me certifikatë për leje të armës pa prezencën e tyre, siç e parasheh ligji dhe procedurat tjera vijuese”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit janë sekuestruar përkohësisht,  7 telefona celularë, dosje dhe dokumente relevante që lidhen me rastin.

Personat e dyshuar pas intervistimin janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Gjatë ekzekutimit të urdhër-kontrollit janë sekuestruar disa dokumente  të nevojshme,  të cilat do të shërbejnë për zhvillimin e mëtejmë të hetimeve lidhur me këtë çështje penale. Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës të sigurisë ndaj të pandehurve”, kanë njoftuar ngë Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Nga kompania e armëve Reload kanë konfirmuar për televizionin se dy nga të arrestuarit janë punëtor të tyre, mirëpo kanë thënë se rasti nuk ka të bëjë asgjë me kompaninë.

Ata nuk kanë dashur që të flasin para kamerës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete

Elezi tregon kur mund të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim i rëndë

Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim i rëndë

FSK viziton Komandën Mbështetëse të FARSH-it, thellohet bashkëpunimi

FSK viziton Komandën Mbështetëse të FARSH-it, thellohet bashkëpunimi

Kurti falënderon qytetarët për mbështetjen: Vetëvendosje mbetet forca e parë me 53 deputetë

Kurti falënderon qytetarët për mbështetjen: Vetëvendosje mbetet forca e parë me 53 deputetë

Aksident i rëndë në hyrje të Elbasanit, autobusi me fëmijë përplaset me një automjet

Aksident i rëndë në hyrje të Elbasanit, autobusi me fëmijë përplaset me një automjet

​Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete

Elezi tregon kur mund të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Apple paralajmëron rritje çmimesh mes kostove në rritje të çipave të memories

Apple paralajmëron rritje çmimesh mes kostove në rritje të çipave të memories

Rama për protestën: Problemi nuk janë flamingot, por sorrat dhe korbat që duan të marrin peng Shqipërinë

Rama për protestën: Problemi nuk janë flamingot, por sorrat dhe korbat që duan të marrin peng Shqipërinë

9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë

9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë

Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim i rëndë

Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim i rëndë

FSK viziton Komandën Mbështetëse të FARSH-it, thellohet bashkëpunimi

FSK viziton Komandën Mbështetëse të FARSH-it, thellohet bashkëpunimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën