TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbi 300 automjete të paregjistruara evidentohen për dy javë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë dy javëve të para të këtij viti, në rajonin e Prishtinës janë identifikuar gjithsej 353 automjete të paregjistruara. Sipas Policisë, ky fenomen po paraqet një problem serioz për sigurinë në trafik.

by TËVË 1
2 orë ago
1 0
A A

Siguria në trafikun e Prishtinës po mbetet ende një sfidë.

Kjo pasi në rrugët e kryeqytetit, po qarkullojnë automjete të shumta pa regjistrim e pa kontrolla teknike.

Vetëm gjatë dy javëve të para të këtij viti, Policia e Kosovës evidentoi 353 automjete të paregjistruara në rajonin e Prishtinës.

Sipas Policisë, këto automjete po paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë në trafik.

“Përveç tejkalimit të shpejtësisë, sidomos në kushtet e dimrit, nga statistikat e grumbulluara, sfidë mbetet një numër i madh i automjeteve të paregjistruara, gjithsej 353, gjë kjo që paraqet një problem serioz për sigurinë në trafik, pasi këto automjete qarkullojnë në rrugë pa kontrollim teknik”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Njohësi i komunikacionit Lavdim Hamiti thotë që këto vetura nuk janë në gjendje të rregullt përderisa janë të paregjistruara.

“Problemi këtu qëndron sepse janë mjete që janë në rrugë, por nuk iu dihet gjendja e tyre ndërsa sa i përket kompanive të sigurimit është edhe një barrë për ta pasi që nëse vjen deri të aksidenti barrën e merr një kompani që është shtetërore për dëmet që i bën pasi që ai s’ka sigurim dhe si palë e tretë nuk mund të marrë përsipër një kompani e sigurimeve nëse vetëm ndodh aksidenti”, thotë ai.

Këto automjete, sipas Hamitit, janë një rrezik i madh për komunikacionin.

“Nëse një veturë është e paregjistruar për shkak të një kontrolle teknike që nuk ka mund të kalojë për shkak të gabimeve apo gjendjes së veturës, atëherë ajo veturë është e rrezikshme në komunikacion sepse mund të vijë deri te një frenim jo i vrullshëm apo shumë i lehtë por mund të vijë deri te një aksident që mund të shkaktojë ajo veturë dhe si shkak i gjendjes teknike jo adekuate po vjen deri të një aksident”.

Televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Byroja Kosovare e Sigurimeve për të marrë shifra rreth numrit të automjeteve të paregjistruara, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkaq, përgjatë kësaj periudhe dyjavore, Policia ka bërë të ditur se janë shqiptuar 1 mijë e 883 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

Autoritetet policore gjithashtu u kanë bërë apel drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, duke paralajmëruar se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Kronikë e realizuar nga gazetarja Jona Kelmendi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mungoi në “Flakën e Janarit”, Kurti njofton se bashkëshortja e Walker u dërgua në Emergjencë për trajtim

Mungoi në “Flakën e Janarit”, Kurti njofton se bashkëshortja e Walker u dërgua në Emergjencë për trajtim

“Digjitalizimi e ‘shpëton’ procesin zgjedhor”

Rinumërimi ndryshon bilancin e votave, 4 mijë të manipuluara për kandidatin Fetah Paçarizi, mbi 2200 për Nait Hasanin

Kurti: Skënderbeu, figura më e rëndësishme e historisë shqiptare

Kurti: Skënderbeu, figura më e rëndësishme e historisë shqiptare

“20 vjet pa ujë të pijshëm” – Ankohen banorët e Batllavës

Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë

Peja zyrtarizon trajnerin e ri

Pesë gola të Bayernit për të mbetur i pamposhtur në Bundesliga

Pesë gola të Bayernit për të mbetur i pamposhtur në Bundesliga

Ylli – Peja, përballja tjetër çerekfinale

Ylli triumfon në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën