Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në zyrën e tij delegacionin prej 11 anëtarësh nga 9 shtete të ndryshme, të Komisionit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Kurti ka theksuar se me këtë delegacion kanë biseduar për bashkëpunimin dhe rrugën përpara, për përparimin demokratik dhe zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik si dhe për situatën e sigurisë në vend dhe rajon.
“Sot pata nderin dhe kënaqësinë të pres në Zyrën e Kryeministrit delegacionin, prej 11 anëtarësh nga 9 shtete të ndryshme, të Komisionit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me të cilët biseduam për bashkëpunimin dhe rrugën përpara.Diskutuam për përparimin demokratik dhe zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik, për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, sikurse për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe aftësimin profesional të ushtarakëve tanë, në përputhje me politikat dhe standardet e Aleancës së Atlantikut të Veriut”, ka shkruar Kurti./teve1.info/







