Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar sot në seancën e Kuvendit se paga e 13-të për vitin 2026 është paraparë të paguhet në fillim të vitit të ardhshëm.
Duke folur për këtë çështje, Murati ka thënë se paga e 13-të ishte përfshirë në Ligjin e Buxhetit për vitin 2026 dhe se ajo është paguar gjatë këtij viti.
Ai ka folur edhe për pritjet e qytetarëve lidhur me shtesat, duke theksuar se, nëse kalon rishikimi i buxhetit, pagesa do të bëhet në mënyrë retroaktive për periudhën përkatëse të punës, raporton KosovaPress.
“Paga e 13-të ka qenë e paraparë në Ligjin e Buxhetit të këtij viti. Ka qenë e paraparë që për vitin 2026 të paguhet në fillim të vitit. Paga e 13-të është e paraparë në buxhet dhe është paguar sivjet. Kjo që po ndodh është mbulimi i hendekut nga alokimi i parakohshëm, ashtu siç e ka paraparë Ligji i Buxhetit nga ky Kuvend. Paga e 13-të për vitin e ardhshëm paguhet në fillim të vitit të ardhshëm. Sa u përket pritjeve të qytetarëve, patjetër që do të marrin shtesë. Nëse kalon ky rishikim i buxhetit, do të jetë përvoja retroaktive e punës që do t’u paguhet”, tha ai.




