Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula ka pritur në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin Alexus G. Grynkeëich.
Në takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, rolin e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe për bashkëpunimin e mëtejshëm.
“Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen e Kosovës për kontributin e NATO-s dhe të KFOR-it në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend. Ajo theksoi se prania e KFOR-it mbetet e rëndësishme për sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Shiroka – Pula ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit me NATO-n dhe për avancimin e bashkëpunimit me aleatët, duke nënvizuar se anëtarësimi në NATO mbetet një ndër objektivat strategjikë të Republikës së Kosovës.
“Në këtë kontekst, Presidentja Shiroka Pula theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë”, thuhet ndër të tjera në njoftim./teve1.info/







