Pas Kupës, emocionet vazhdojnë në Superligë me sfida interesante.
Java nis me përballjen mes Golden Eagle Yllit dhe Rahoveci 029, ku fitorja është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat.
Therandasit kanë katër fitore e nëntë humbje, kurse ‘Vreshtarët’ pesë fitore e tetë humbje.
Bashkimi-Bora është një tjetër sfidë interesante e kësaj jave që shënon edhe mbylljen e stinorit vjeshtor apo pjesës së parë të kampionatit.
Prizrenasit kanë nëntë fitore e katër humbje, kurse prishtinasit pesë fitore e tetë humbje.










