TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Si u konfiskuan rreth 120 kg marihuanë nga një autobusë që erdhi nga Shqipëria

Njësia antikontrabandë e Doganës së Kosovës sot arriti të sekuestrojë brenda një autobusi të ardhur nga Shqipëria, 120 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë. I dyshuari, shoferi i autobusit, tashmë është arrestuar.

by Venhar Isufi
1 orë ago
1 0
A A

Ndalesa e parë iu bë qysh në hyrje të Kosovës.

Brenda njëautobusi, informacionet paraprake ishin se mund të ketë mallra të kontrabanduara.

E pas një pune intensive të njësisë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në koordinim me Policinë e Kosovës, gjegjësisht njësinë K9, u mësua se brenda tij ishin vendosur qindra kilogramë narkotikë të llojit marihuanë të ardhur nga Shqipëria.

Ndalesa e parë iu bë në dalje të Vërmicës, në afërsi të Prizrenit.

Nga aty, autobusi u soll në terminalin doganor në Fushë Kosovë për kontroll më të detajuar.

Sipas shefit të Njësisë Antikontrabandë, Bekim Shala, dyshimet fillestare lindën gjatë një kontrolli rutinë.

“Ne, si Njësi Antikontrabandë, gjatë kontrollit të rregullt në magjistralen Vërmicë–Prishtinë, në afërsi të Prizrenit, kemi ndalur këtë autobus. Gjatë kontrollit rutinë kemi dyshuar, pasi autobusi nuk kishte udhëtarë dhe gjithashtu kemi dyshuar edhe te shasija e automjetit që mund të ishte e falsifikuar”, deklaroi Shala për Tëvë1.

Ai shtoi se, pas ngritjes së dyshimeve, autobusi është dërguar në terminal për verifikime të mëtejshme.

“E kemi sjellë në terminalin ku ndodhemi tani dhe kemi kryer verifikimet e nevojshme. Gjatë kontrollit të detajuar kemi hasur në mallin, ashtu siç po shihet. Për momentin kemi sjellë skanerin, i cili do ta skanojë autobusin në tërësi, dhe në bazë të atij skanimi do të vazhdojmë me kontroll deri në përfundim”.

Hetimi nuk përfundoi me kaq. Dogana e Kosovës përdori edhe skanerin i cili rezultoi se brenda autobusit kishte ende pako të mbushura me këtë lloj të drogës.

Ngasësi i autobusit u arrestua nga Policia e Kosovës, të cilit iu konfiskuan celularë dhe para që u gjetën në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurores së rastit, Habibe Salihu i arrestuari për këtë rast është personi me inicialet B.K.

“Prokuroria Speciale edhe njëherë ju njofton se sasia e narkotikëve të cilët sot janë konfiskuar, është sekuestruar nga personi i dyshuar me inicialet B.K mund të jenë përafërsisht 120 kilogramë ndërsa për llojin e këtij narkotiku tani për tani dyshohet se mund të jetë marihuanë por më vonë pas ekzaminimit do të rezulton më saktësisht se për cilin lloj të narkotikëve bëhet fjalë”.

Ky aksion u realizua në koordinim edhe me drejtorinë antidrogë të Policisë së Kosovës.

“Kemi arritur që të identifikojmë automjetin e dyshuar nga dogana normalisht në bashkëpunim me neve, dhe si rezultat kemi këtë sasi të sekuestruar tani për momentin. Një person është i arrestuar, natyrisht se procedurat do të koordinohen ngushtë me prokuroren pastaj shohim për veprimet shtesë që kërkohen në rastin konkret”, deklaroi Reshat Murseli, drejtor i Drejtorisë së Antidrogës në Policinë e Kosovës.

Pas përfundimit të hetimeve në vendin e ngjarjes, pakot filluan të vendosen në peshë.

Më pas, e gjithë sasia u konfiskua nga Policia e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Po troket ora për mandatarin, LVV po pret reflektim nga partitë tjera

VV: Kritikat ndaj Osmanit të pabazuara, vendimi për datën e zgjedhjeve është objektiv

Trafiku urban pritet të ndërpres punën, qytetarët shprehen të shqetësuar

Trafiku urban pritet të ndërpres punën, qytetarët shprehen të shqetësuar

26-vjetori i SHKK-së – Institucioni konsiderohet shtyllë e sistemit të drejtësisë në Kosovë

26-vjetori i SHKK-së – Institucioni konsiderohet shtyllë e sistemit të drejtësisë në Kosovë

Shqipëria drejt BE-së, në Tiranë mblidhen liderët e Ballkanit Perëndimor

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Punëtori humb jetën në Prishtinë, një tjetër dërgohet në spital – Policia jep detaje

Ukshini: Kosova ka mbetë peng i 9-të deputetëve të Listës Serbe

Ukshini: Kosova ka mbetë peng i 9-të deputetëve të Listës Serbe

Si u konfiskuan rreth 120 kg marihuanë nga një autobusë që erdhi nga Shqipëria

Si u konfiskuan rreth 120 kg marihuanë nga një autobusë që erdhi nga Shqipëria

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën