Klubi i basketbollit Ylli ka zyrtarizuar përforcimin e radhës.
Të enjten në mbrëmje, skuadra nga Suhareka ka nënshkruar me amerikanin e natyralizuar Scott Bamforth.
Njoftimi i plotë i K.B. Golden Eagle Yllit:
“KB Golden Eagle Ylli ka nënshkruar me Scott Bamforth, lojtarin e natyralizuar si kosovar, i cili do të sjellë energji, përvojë dhe spektakël në parket!
Bamforth pritet t’i bashkohet ekipit në javët në vazhdim.”
Ylli aktualisht është pa kryetrajner, pasi ditë më parë shkëputi marrëveshjen me Foti Takianos.









